25.4 C
New York
June 27, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

E rëndë në Velipojë: Dy kosovarë humbin jetën në det

Policia e Shkodrës ka njoftuar për dy ngjarje të rënda të ndodhura ditën e djeshme në plazhin e Velipojës, ku dy shtetas kosovarë kanë humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas njoftimit zyrtar, një 72-vjeçar nga Kosova, Z. J., është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det. Materialet për këtë rast janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje ka ndodhur po dje, në të njëjtin plazh. Shtetasi kosovar Gj. K., 80 vjeç, ka ndërruar jetë pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka dalë nga deti.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtyre ngjarjeve, ndërsa u bën thirrje pushuesve për kujdes të shtuar, veçanërisht në temperaturat e larta të ditëve të fundit.

Related posts

Publikohet Vaktia e Ramazanit, BIK-u tregon ditën e fillimit të agjërimit

dardanianews

Kamishi përfshihet në përleshje fizike në ndeshje futbolli në Mitrovicë

dardanianews

“Shtëpia ruse” në mision në Kosovë: Çfarë marrëveshje ka bërë “Shtëpia ruse” gjatë vizitës në Kosovë?

dardanianews