November 12, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme nga BotaLajmi i fundit

Theret me thikë një mësues në një kolegj në Essen, Bild: Sulmuesi dyshohet se është 18 vjeçar nga Kosova

Një sulm me thikë në një park të një kolegji në Essen të Gjermanisë ka trazuar gjithë qytetin dhe ka alarmuar gjithë autoritetet gjermane.

Siç raporton gazeta gjermane BILD, një nxënës sulmoi një mësues me thikë në parkun e kolegjit në lagjen Nordviertel të Essenit ( North Rhine-Westphalia ).

Plaga me thikë thuhet se ka qenë në stomak dhe se viktima aktualisht po trajtohet për lëndime të rënda dhe është planifikuar t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në spitalin universitar. Ende nuk është e qartë nëse jeta e tij është në rrezik.

Sipas BILD, sulmuesi është një 18-vjeçar shqiptar i Kosovës dhe është nxënës në shkollë.

“Dyshohet se ai iu afrua mësueses dhe e goditi me thikë. Ai iku menjëherë pas sulmit”, shkruan Bild.de.

Related posts

“Legjioni i të Huajve” në Ukrainë nuk pranon vullnetarët e mundshëm nga Kosova

dardanianews

Horror në Durrës, 19-vjeçarja e vret babain dhe e varros në oborrin e shtëpisë

dardanianews

Rutte bën paralajmërimin e frikshëm: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin

dardanianews