14.2 C
New York
December 11, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Gjesti i shqiptarit prek zemrat italiane, dhuron bukë falas: Unë, një shqiptar i ushqyer nga Italia, e kam provuar urinë

Edmond Prenga është një djalë shqiptar që po ‘duartrokitet’ në të gjithë Romën pasi ka vendosur të shpërndajë bukë të prodhuar në furrën e tij, në këtë situatë të vështirë në të cilën ndodhet shteti fqinj prej Covid-19.

“Ai vjen nga ajo Shqipëria e kryeministrit Edi Rama, i cili dërgoi një ekip prej tridhjetë mjekësh dhe infermierësh në vendin tonë për të na ndihmuar të luftojmë Coronavirus”, shkruan media italiane Trieste Salario e cila rrëfen dhe historinë e 39 vjeçarit shqiptar.

Edmondi, 39 vjeç është pronar i furrës Bon Pan i cili me gjestin e tij të mrekullueshëm ka prekur zemrat italiane, shkruan newsbomb.

Teksa shpjegon arsyen e këtij akti të madh të njerëzimit Edmondi shprehet se italia e ka ushqyer atë kur mbërriti në fillimet e tij ndërsa tani i ka ardhur rradha t’ja kthejë këtë nder.
Kam provuar urinë, kam mbërritur në Itali në 1998 pa asnjë qindarkë, i di mirë këto probleme”, thotë Edmond. “Kështu që vendosa t’i lija qeset me bukë jashtë të varura, sepse mendova që njerëzit kanë turp të kërkojnë ushqim, dhe se do të ishte më mirë t’i linim atje në njërën anë”, shkruan newsbomb.

Njëzet e dy vjet më parë, Italia e priti mirë. E ka ushqyer. Dhe tani ai dëshiron t’ia kthejë me të njëjtën mënyrë: “Ne u rritëm me mitin e Italisë si fëmijë në Shqipëri, kemi ëndërruar të vinim këtu. Marrëdhënia me ju italianët është e fortë.

Ne shqiptarët e dimë varfërinë, sot po rimëkëmbet Shqipëria por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Unë mendoj se Edi Rama bëri një gjë të bukur, e cila tregon zemrën e madhe të shqiptarëve dhe lidhjen me Italinë ”, shton ai.

Pas shembullit të Edmondit, pronarë të tjerë të biznesit të rrugës bënë të njëjtën gjë. “Ne shpesh jemi sulmuar nga dikush, e di, por në këto situata krize nuk ka dallime në fe dhe etni. Të gjithë jemi të bashkuar. Zona e Piazza Bolonjës gjithmonë na ka trajtuar mirë, është plot me njerëz të rinj dhe të mirë. Kur panë iniciativën tonë, shumë u ashkuan”, thotë Edmond.

Biznesi i tij, Bon Pan, gjithashtu kryen shërbimin në shtëpi. Për të kontaktuar me të të gjtihë ata që jetojnë në Romë, mund të telefonojnë në 0645422232.

Related posts

Kuvendi voton në shqyrtim të parë projektligjin për luftimin e koronavirusit

dardanianews

Këto janë të gjitha kushtet për ata që futen në Kosovë

dardanianews

Ky është zyrtari policor që mbeti i vrarë në veri – FOTO

dardanianews