20.2 C
New York
March 9, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

E thotë Haziri: Mund të befasoheni kur LDK-ja ta propozojë kandidatin për kryeministër

Kryetari i Gjilanit dhe njëkohësisht nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se brenda partisë së tij ende nuk është biseduar për kandidatin për kryeministër. Madje Haziri ka thënë se mund të befasoheni kur të del emri i propozuar.

“Nuk është biseduar për kandidatin për kryeministër. Ende nuk është përmendur asnjë emër, as emri i Agim Veliut si nënkryetari i parë, as emri i Kujtim Shalës, e as i askujt tjetër”, është shprehur Haziri.
Tutje, ai tha se secili duhet ta pres kohën e tij.

“LDK nuk e pranon punën e imponimit. Secili duhet ta pres kohën e vet”, ka thënë Haziri.

Në fund, Haziri tha se mund të befasoheni me emrin e propozuar nga LDK’ja për kryeministër.

“Në LDK nuk imponohet emri për kryeministër. Madje mund të befasoheni kur të del emri nga LDK’ja”, shtoi Haziri.

Related posts

Gazetarja shqiptare zbulon çmimet e shërbimit të prostitucionit në qendrat e masazhit

dardanianews

Wesley Clark e paralajmëron Putinin rreth Ukrainës: Largohu ose do të paguan çmim të tmerrshëm

dardanianews

E çuditshme: Kosovarët ankohen se një “fantazmë” po shfaqet rrugëve vetëm në orët e vona të natës

dardanianews

Leave a Comment