November 3, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

E thotë Haziri: Mund të befasoheni kur LDK-ja ta propozojë kandidatin për kryeministër

Kryetari i Gjilanit dhe njëkohësisht nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se brenda partisë së tij ende nuk është biseduar për kandidatin për kryeministër. Madje Haziri ka thënë se mund të befasoheni kur të del emri i propozuar.

“Nuk është biseduar për kandidatin për kryeministër. Ende nuk është përmendur asnjë emër, as emri i Agim Veliut si nënkryetari i parë, as emri i Kujtim Shalës, e as i askujt tjetër”, është shprehur Haziri.
Tutje, ai tha se secili duhet ta pres kohën e tij.

“LDK nuk e pranon punën e imponimit. Secili duhet ta pres kohën e vet”, ka thënë Haziri.

Në fund, Haziri tha se mund të befasoheni me emrin e propozuar nga LDK’ja për kryeministër.

“Në LDK nuk imponohet emri për kryeministër. Madje mund të befasoheni kur të del emri nga LDK’ja”, shtoi Haziri.

Related posts

Grenell siguron: Kurrë, kurrë nuk është folur për shkëmbim të territoreve, për mua nuk është opsion i mirë

dardanianews

Ambasadori palestinez gjatë fjalimit në OKB qan për fëmijët në Gaza

dardanianews

I dështuari i ‘Australian Open’, Novak Djokovic provokon përsëri Kosovën dhe shqiptarët

dardanianews