February 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

E tmerrshme/ Burri në sy të familjes së tij, rrah brutalisht një grua në Interex

Një grua që kishte dalë për të kryer pazarin në supermarketin “Interex”, në Lagjen e Spitalit, përfundoi në spital, pasi që një konsumator tjetër kishte vendosur të shfrynte nervozizmin e tij tek ajo, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse ajo ishte e koncentruar duke shikuar artikujt dhe duke kryer blerje, një burrë i shoqëruar nga gruaja dhe djemtë e tij të mitur, u nervozua se pse karroca e saj ia zuri rrugën dhe filloi ta rrahë brutalisht.

Në një video të siguruar nga Gazeta Sinjali shihet i dyshuari i cili fillimisht debaton me gruan dhe megjithëse ajo ia liron rrugën, ai fillon ta godasë.

Në sytë e gruas dhe fëmijëve ai e godet pamëshirshëm atë disa herë me karrocë, e më pas fillon ta godasë edhe me grushte.

Ani pse, gruaja e të dyshuarit arrin ta largojë njëherë, ai kthehet sërish dhe vazhdon ta godasë me grushte të panjohurën, derisa aty shkon edhe një konsumator tjetër për t’i ndarë.

https://www.facebook.com/watch/?v=313599110153153

Ky rast është raportuar edhe nga Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/

Related posts

Adi Krasta drejtor i ri i RTK-së?

dardanianews

Skandalet Me Tenderë: Donatorët E PDK-Së Kanë Fituar 325 Tenderë, Në Vlerë Prej 162,5 Milionë Euro

dardanianews

Republika e Kosovës të quhet Republika e Dardanisë! VOTONI Po apo Jo?

dardanianews