27.4 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Efekti i Koronavirusit, a do të mbahen zgjedhjet në komunën e Podujevës?

Situata e jashtëzakonshme pas shpalljes së coronavirusit si pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka pushtuar edhe Kosovën. Ndonëse ende asnjë rast nuk është shënuar, institucionet shtetërore kanë marrë masa të ndryshme preventive, duke ndaluar mësimin e shumë aktivitete të tjera.

Mirëpo në tërë këtë situatë, një gjë ende nuk është e qartë, se a do të mbahen apo jo zgjedhjet e parapara për 15 mars, në Komunën e Podujevës.

Zyra e Presidencës, të kontaktuar nga IndeksOnline, kanë bërë të ditur se përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovës është Komisionin Qëndror i Zgjedhjeve, dhe se vetëm ata mund të ndryshojnë afatet kohore.

“KQZ-ja si përgjegjëse për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë mund t’i ndryshojë afatet kohore nëse kjo nevojitet për shkak të rrethanave. Nëse KQZ-ja vlerëson së është e pamundur të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Podujevë në datën e shpallur nga presidenti, atëherë duhet t’i drejtohet presidentit me kërkesë zyrtare për shtyrje të datës”, thuhet në përgjigjen e presidencës për IndeksOnline.

Ndryshe, Nexhmi Rudari, Shpejtim Bulliqi dhe Naim Fetahu janë kandidatë që synojnë postin e të parit të Podujevës.

Related posts

Pamje të rënda: Kështu ishte rrahur brutalisht nga policia serbe një shqiptar që kishte thënë se ka votuar për Ibrahim Rugovën

dardanianews

Geci: Nëse Thaçi e ka shkelë Kushtetutën do ta ndihmojë VV-në në nënshkrime!

dardanianews

Vdiq akademikja kosovare dhe ish-deputete në Kuvendin e Kosovës, Edi Shukriu

dardanianews