11.5 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

EKSKLUZIVE: Këta janë ministrat nga NISMA në Qeverinë Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe NISMA Socialdemokrate kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për Qeverinë e re të Kosovës.

Krerët e të dy subjekteve politike, Isa Mustafadhe Fatmir Limaj, kanë nënshkruar marrëveshjen e cila përmban 16 pika.

 

Sipas marrëveshjes, në Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së, NISMA do të ketë pozitën e Zëvendëskryeministrit dhe të dy ministrive.

Ministritë që do t’i drejtojë NISMA në Qeverinë Hoti janë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, raporton Lajme365.

Skender Reçica nga NISMA do të rimerr mandatin të cilin e kishte ushtruar në Qeverinë e Kosovës nën drejtimin e Ramush Haradinajt duke drejtuar me Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale.

Postin e Minstrit të Tregtisë dhe Industrisë do ta drejtojë Vesel Krasniqi, kuadër e NISMA-s nga bastioni i kësaj partie, Malisheva. / Lajme365

Related posts

Arjan Konomi tregon një ngjarje rrëqethëse gjatë luftës në Kosovë, ja si e mban në mend Gani Gecin

dardanianews

Ish oficeri i FARK-ut flet për atentatin ndaj deputetit Fetah Rudi: Ja cilat banda e organizuan vrasjen!

dardanianews

Mediumi bullgar: Aksidentohet autobusi me pasagjerë nga Kosova

dardanianews

Leave a Comment