10.7 C
New York
December 9, 2024
DardaniaNews
Lajme

Ekskluzive: Kjo është letra me të cilën avokati Halilaj iu është drejtuar ambasadave dhe EULEX-it për Sami Lushtakun, përmend 1.4 milionë marka dhe ndikimin në procedurë

Javë me parë shpëtoi nga një atentat që ju organizua afër shtëpisë së tij, por avokati i njohur, Gazmend Halilaj, që akuzoi për këtë ngjarje kryetarin e PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakun, nuk e ka ndërmend të ndalet.

Ai së fundi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se rasti i vrasjes së rëndë në tentativë, që sipas tij ju bë nga urdhërdhënësi Sami Lushtaku vetëm pse tregoi për vjedhjen e 1.4 milionë markave, nuk do të mund të kalojë sikur rasti Dehari.

Gazeta Online Veriu.info ka arritur të sigurojë letrën e plotë që avokati Halilaj ju ka drejtuar Ambasadës Amerikane, EULEX-it dhe shumicës së institucioneve të rëndësishme të Kosovës që mbulojnë sektorin e drejtësisë.

Në letrën që posedon Veriu.info të siguruar nga burime të veta, avokati Halilaj fillimisht njofton ambasadat se ai është sulmuar për shkak të një shkrimi në rrjetin social Facebook ku pretendon se Sami Lushtaku ka vjedhur 1.4 milionë marka.

“Marrja dhe keqpërdorimi i këtyre parave kishte ndodhur në muajin qershor 1999 të cilat së bashku me fqiun e tij Jeset Lushtaku i kishte shkuar në fshatin Tërdec KK – Gllogoc në orën 05:00 të mëngjesit dhe i kishte marrur ato para nga N.N. (emër i njohur për redaksinë), ku ato para kishin ardhur nga diaspora me qëllim të përkrahjes së luftës, por të cilat kishin përfunduar në xhepin e Sami Lushtakut.” – shkruan Halilaj në letrën dërguar ambasada

Halilaj me tej tregon se pas publikimit të shkrimit në facebook ka marrë një telefonatë nga vet Sami Lushtaku i cili i kishte kërkuar që ta fshijë shkrimin dhe ta demantoj lajmin, por që pas kundërshtimit nga ana e avokatit ky i fundit shkruan se është kërcënuar direkt nga Lushtaku me fjalët “Ku je se ka me ardh tek shtëpia dhe ka me të kallë më gjithë familjen”.

Avokati vazhdon më tutje rrëfimin e tij në letrën dërguar ambsadave duke treguar se ditën e nesërme janë vërjetur lëvizje të veturave rreth shtëpisë së tij, dhe pas dite rreth orës 15:30 derisa po kthehej në shtëpinë e tij është sulmuar fillimisht tregon se është goditur me veturë e pastaj është gjuajtur me armë zjarri, ku nga përleshja thotë të ketë marrë lëndime trupore në gjithë trupin.

“Meqenëse aty janë zona të monitoruara nga video kamerat të cilat policia i ka sekuestruar menjëherë. Më pastaj cdo gjë sa i përket rastit është e siguruar, mirëpo menjëherë pasi rasti ka ndodhur Sami Lushtaku ka filluar të më dërgojë njerëz duke kërkuar që unë t’ja falë këtë rast, i cili përmes njerëzve ndërmjetësues emrat e të cilëve dhe deklaratat e tyre janë në polici, ku dëshmohet se me veprimet e tij e ka pranuar se rasti ka qenë i urdhëruar nga nga vet ai.” – shkruan tutje Halilaj në letrën dërguar ambasadave.

Në letrën e tij Halilaj tregon edhe arsyen se pse ju ka shkruar ambasadave që sipas tij është fakti se përkundër sulmit ndaj tij, Sami Lushtaku që Halilaj e akuzon si urdhërdhënës, qëndron ende i lirë dhe sipas tij po ndikon më të gjitha mundësitë në rrjedhën e procedurës penale.

“Njëherit, paraqet rrezik serioz që i njëjti me qëllim zhdukjes së gjurmëve të ndërmarra, veprime që veprën e mbetur në tentativë tani të urdhërojë persona tjerë që këtë vepër të mbetur në tentativë nga dy kryerësit e mëhershëm tani ta përfundoj gjegjësisht të më organizojë pritë tjetër me qëllim të më vrasë”- shkruan Halilaj.

Viktima Halilaj më tutje ka kërkuar, siç thotë duke e njohur të kaluarën e Sami Lushtakut, nga institucionet e cekura në letër që të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për të parandaluar ndikimin e Lushtakut në procesin gjyqësor e po ashtu ajo që është më kryesorja të mos lihet i lirë si mbrojtje për jetën tij dhe familjes së tij. /Veriu.info/

Related posts

U pyet për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës, Soni Malaj tregon si e priti lajmin

dardanianews

“A po don me protestu i merr 5 euro”? Një person tregon si i pagua sot në “provën” për protestë të organizuar nga VV

dardanianews

Fjolla Morina e turpëron Berat Buzhalën, pasi ajo përkrah Albin Kurtin

dardanianews