19.3 C
New York
June 15, 2024
DardaniaNews
Sport

Eksod te Bayern Munichu këtë verë – largohen shtatë futbollistë, vlera e të cilëve llogaritet 340 milionë euro

Bayern Munichu, pas 11 titujve radhazi si kampion në Bundesliga, e mbylli sezonin e fundit vetëm në vendin e tretë dhe u eliminua nga Kupa nga një ekip i kategorisë së dytë.

Bavarezët nuk u turpëruan vetëm në Ligën e Kampionëve, ku Real Madridi i eliminoi me shumë vështirësi në gjysmëfinale, gjë që nuk ngushëlloi askënd në Bavari.

Sipas gazetës Bild, trajneri Thomas Tuchel do të largohet nga klubi, i ndjekur nga shtatë yje të ekipit vlera e të cilëve llogaritet në 340 milionë euro.

Reprezentuesi gjerman Joshua Kimmich ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm dhe Bayern do ta shiste tani për të fituar para dhe përveç tij bavarezët duan të heqin qafe edhe Leon Goretzkën për të sjellë holandezin Frenkie de Jong.

Dayot Upamecano përfundoi në stol dhe bavarezët nuk llogarisin më në shërbimet e tij, andaj duan ta largojnë në afatin kalimtar të verës.

Alphonso Davies po “flirton” me Real Madridin dhe lojërat e tij sa vijnë e përkeqësohen. Bayern dëshiron të vazhdojë kontratën që zgjat deri në verën e vitit 2025, por kanadezi po kërkon shumë para, ndaj ndarja është e sigurt këtë verë.

Serge Gnabry është kandidati kryesor për shitje pasi lëndohet shumë shpesh, ndaj nuk shkon në Euro 2024 për shkak të këputjes së muskujve. Mirëpo, bavarezët do ta kenë problem ta heqin qafe pasi ky 28-vjeçar ka një pagë prej 20 milionë euro.

Edhe Kingsley Coman është në një situatë të ngjashme si Gnabry. Ai shpesh lëndohet dhe tregon shumë pak. Ai ka kontratë deri në vitin 2027 dhe kap vlerën e 65 milionë eurove dhe nëse Bayern gjen një blerës të interesuar do të marrë një shumë të majme.

Dhe së fundi, Noussair Mazraoui u lëndua aq shpesh sa Bayern iu desh të sillte Sacha Boey nga Galatasaray në afatin kalimtar dimëror.

Në ekip, pritet të rikthehet edhe Josip Stanisic, ndaj përfaqësuesi maroken është shumë pranë largimit nga klubi më i trofeshëm gjerman. /Telegrafi/

Related posts

“UÇK” e “Arnautovic të fala mamit”, tifozët shqiptarë befasojnë serbo-austriakun në duelin e sotëm

dardanianews

UEFA do ndërpresë kompeticionet europiane, rrezikon edhe Euro 2020

dardanianews

Boksieri shqiptar e rrah kundërshtarin serb dhe kalon në raundin tjetër

dardanianews