8.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ekspertët s’presin pushtim të plotë të Ukrainës, ja çfarë parashikojnë nga Rusia

Sipas ekspertëve perëndimorë dhe zyrtarëve të lartë ukrainas, Rusia tash për tash nuk ka trupa të mjaftueshme në kufi me Ukrainën për të kryer pushtim ushtarak të shkallës së plotë të këtij shteti.

The Guardian

Ata besojnë se sulmi rus për ta marrë nën kontroll shumicën e Ukrainës ose tërë territorin e saj është pa gjasa që të ndodhë në të ardhmen e afërt, pavarësisht grumbullimit të pashembullt prej rreth 125.000 ushtarëve rusë dhe ushtrimeve ushtarake, të cilat pritet të zhvillohen në Bjellorusi në shkurt, jo shumë larg kryeqytetit ukrainas.

Në një artikull të publikuar të hënën, ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, Andriy Zagorodnyuk, tha se Rusia ende nuk i ka grumbulluar qindra mijëra trupat e nevojshme për operon të shkallës së lartë, në kufi dhe në territorin rus prapa vijës së frontit, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Sipas tij, mungojnë disa elemente që kjo të arrihet, përfshirë kompletimin e formimit të grupeve taktike të batalioneve, përfshirë ato me tanke dhe me pajisje ajrore, vendosjen dhe testimin e një sistemi të administratës për periudhë lufte dhe vendosjen e spitaleve mobile e mbushjen e tyre me staf.

Nëse Rusia do të ishte duke kryer përgatitje për sulm të shkallës së lartë, kjo do të ishte shumë më e dukshme”, tha Zagorodnyuk, në artikullin e shkruar me kolegët e Qendrës për Strategji të Mbrojtjes në Kiev.

Me këtë analizë pajtohen edhe disa ekspertë. Konrad Muzyka, specialist i inteligjencës me burime të hapura dhe drejtor i kompanisë “Rochan Consulting”, vlerëson se afër kufirit ndodhen 66-67 trupe taktike të batalioneve ruse, përfshirë 11 që batalione që janë vendosur në Bjellorusi.

Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara kanë sugjeruar se për sulm të plotë do të nevojiteshin të paktën 100 batalione, ndërsa analistët perëndimorë, të cilët kanë njohuri për vështirësitë rreth mbajtjes së kontrollit në Irak, kanë sugjeruar se do të nevojiteshin 200 ose më shumë batalione për të luftuar ndonjë kundërsulm.

Gjeneral Sergey Krivonos, ish-nënsekretar i Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje të Ukrainës, tha: “Nuk është vështirë që të arrihet në Kiev (kryeqytet i Ukrainës). Problemi është që të mbahet territori. Për ta kontrolluar atë, Rusisë do t’i nevojiten shumë trupa.”

Përballë pengesave të tilla, burimet ushtarake dhe perëndimore besojnë se ka shumë gjasë që Rusia të fillojë një sulm më të përqendruar në lindje dhe në rajonin Donbas, ku lufta mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të armatosur nga Moska është zhvilluar për gati tetë vite, me rreth 14.000 të vrarë.
Përktheu: Nasuf Abdyli.

Related posts

Ngjarje e pazakontë në kazermën hungareze, tërheq me dhëmbë tankun që peshon 40 tonelata

dardanianews

Shoqata e Prodhuesve të Vezëve iu bën apel qytetarëve të kenë kujdes, thotë se në treg ka vezë me sëmundje

dardanianews

Prishet razia në Vetëvendosje, Kurti e Konjufca mesazhe direkte njëri-tjetrit

dardanianews