Gjatë aktivitetit për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama tha se në vendin tonë nuk ka asnjë forcë anti-amerikane.
“Në vendin tonë nuk ka një forcë të mundshme antiamerikane apo dhe anti evropiane, dhe edhe kur ka mllef dhe ndienjë hakmarrje jo ndaj SHBA, por ndaj politikës së SHBA si është mllefi ndaj reformës në drejtësi shfaqet në një formë gare dashurie kush e do më shumë Amerikën. Madje deri në pikën që ne e duam Amerikën më shumë se ambasadorët amerikanë. Ky është aspekti komik dhe shumë domethënës që s’ka sot këtu një burrë që t’ja thotë SHBA në sy atë që realisht mendon kur i dridhen gjunjët nga reforma në drejtësi apo kur i vjen tmerr të dalë nga shtëpia se i shikojnë damkën në lule të ballit. Gjithmonë të gjithë jemi për SHBA disa janë për marrëdhëniet me këto SHBA disa të tjerë duan ato SHBA se janë pasardhës të Linkoln apo Rusveltit dhe kanë probleme me përfaqësuesit e tyre sot që e kanë ulur shumë nivelin”.
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se pa SHBA-në Shqipëria sot nuk do ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit.
“Ishte dita e Pavarësisë kur i thashë Presidentit Ëillson të shpëtonte këtë racë të pashpresë dhe përgjigja e tij ishte “unë do të kem një zë në Kongresin e Paqes dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë”. Nuk besoj se ndodh në ndonjë vend tjetër që gjithë qeveria dhe gjithë paria e vendit të mblidhen me ambasadoren dhe të kremtojnë ditën kur kanë firmosur marrëdhëniet diplomatike. Kjo nuk e bën aspak të pakuptueshme apo qesharake këtë që ndodh këtu në vendin tonë. Ndryshe nga të gjtiha vendet e tjera, pa asnjë përjashtim, në këtë marrëdhënie ka hyrë në mes një histori e pangjashme me asgjë tjetër që ka përcaktuar edhe këtë nivel dhe thellësi të marrëdhënies tonë me SHBA. Ne sot jemi këtu për 100 vjetorin, sepse më 28 korrik 1922 në ministrinë e Jashtme mbërrit dokumenti zyrtar që njoftonte qeverinë shqiptare se SHBA e njeh qeverinë shqiptare”.
Gjatë fjalës së tij nuk la pa përmendur edhe diktatorin Enver Hoxha.
“Historia e ndarjes me dhunë e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga bota dhe shkëputjes totale të çdo lidhjeje me SHBA. Madje e vendosjes së SHBA në shënjestrën e përditshme të diktaturës komuniste. Në një farë mënyrë Enver Hoxha është njeriu që ka punuar më shumë se në të tërë për këtë ditë që jemi këtu. Ka punuar gjysmë shekulli për ta kthyer Shqipërinë dhe për t’i kthyer shqiptarët në dashnorët më të paepur të SHBA-së. të gjitha ato që regjimi komunist bëri për t’i laruar shqiptarët nga SHBA u përkthyen në kalimin e shqiptarëve në ekstremin tjetër”.
/Gazeta Express