July 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Eskalon Bekë Berisha ndaj kryeministrit Kurti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka komentuar vendimet e Qeverisë Kurti për shkarkimet dhe emërimet nëpër bordet e ndërmarrjeve publike.

Berisha, bashkëshortja e të cilit ishte në krye të Bordit të Postës së Kosovës, por u shkarkua nga Albin Kurti, ka thënë se veprimet e kryeministrit në detyrë u ngjajnë atyre të diktatorëve.
Kur ka hyrë shoqja ime, pat fituar në konkursin që e patën mbikëqyrur anglezët”, ka thënë Berisha.
Ai e ka krahasuar Kurtin me ish-udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik, Josif Stalinin.

“E ka bërë një shkarkim kolektiv, shkarkim kolektiv nuk njeh ligji, veç në monizëm. Albini po gabon kur vepron si Stalini, e po harron se ne jemi në një republikë parlamentare”, ka thënë Berisha, duke e cilësuar vendim të mençur rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Kryeministrin e Kosovës, Berisha e ka quajtur “superkriminel”.

“Ky është një superkriminel, sepse e ka shkelur Kushtetutën, shkeljet e tjera janë me të vogla”, ka thënë Berisha.

Related posts

Ky është nipi i Adem Grabovcit që u gjetë i vdekur brenda veturës në lagjen Emshir

dardanianews

Rikthehet ekstremisti katolik nga Shqipëria, shanë e fyen rëndë Adem Jasharin

dardanianews

Itali/ Foshnja 50 ditëshe dhe një tjetër fëmijë shërohen nga koronavirusi, njëri ende në spital

dardanianews