22.8 C
New York
October 9, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Eskalon debati i Agim Veliut dhe Rexhep Selimit: Unë i mbaj mustaqet, por i pafytyrë si ti nuk jam

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është përplasur në seancë të Kuvendit me shefin e grupit parlamentar të LVV’së, Rexhep Selimin, raporton Gazeta Express.

Selimi ka thënë në seancë, se Veliu është shkarkuar se është i paaftë.

“Ti je shkarku jo për mustaqet që i mbanë po pse je i paaftë, mos e merr për keq, po të them seriozisht, shkarkimi yt do të duhej të ishte shembull edhe tash. Në këtë situatë ku tash është policia edhe ti edhe ne i kishim ndihmu policisë nëse ti nuk do të mbaje peng postin që nuk të takon”, ka thënë Selimi.

Kësaj deklarate të Selimit iu është përgjigjur Ministri i Punëve të Brendshme.

Ai e ka quajtur Selimin të pafytyrë.

“Rexhep unë i baj mustaqet po i pafytyrë si ti s’jam”, ka thënë Veliu./GazetaExpress/

 

 

Related posts

Rritje tepër e madhe e rasteve pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit Kosovë

dardanianews

Infektologu Tolaj jep lajmin e mirë: Për herë të parë që nga fillimi, pandemisë po i shihet fundi

dardanianews

Ish-deputetja e VV-së anëtarësohet në LDK, Abdixhiku: Jemi bërë adresa e vetme e profesionistëve

dardanianews