Familja Zhara nga Peja ka kërkuar ndihmë për djalin e tyre dyvjeçar Leart Zharan, të cilit i duhet transplanti i veshkës.
Nëna e tij, Yllka Rexhepi-Zhara në një prononcim për Klankosova.tv ka thënë se Learti është duke u trajtuar në Turqi që dy muaj.
Për ta vazhduar trajtimin mjekësor të Leartit, familja Zhara theksoi se duhen edhe 40 mijë euro, shifër të cilën nuk mund ta përballojnë.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2024/03/F.jpg)
Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë të saj:
Apel për ndihmë
Te dashur familjar miq shoke dashamire djali jone Leart Zhara është duke u trajtuar ne Turqi qe 5 javë, Learti në Turqi është diagnostifikuar me diagnozën HUS – Hemolitik syndrom, kjo është sëmundje shume e rrezikshme që i sulmon te gjitha organet, djalit tone Leartit ja ka sulmuar veshkat dhe janë shume te dëmtuara .
Per ta vazhduar trajtimin mjekësor deri ne transplant na nevojiten edhe 40.000 Euro .
Për ne si familje kjo shume është e papërballueshme, lusim te gjithë ata qe kane mundësi te na ndihmojnë për trajtimin e vazhdueshëm të Leartit .
Ju lutem shpërndajeni sa me shume
Nr: xhirollogarisë 2031000153888570 Teb Bank
Nr e telefonit : 044793179 049167126