February 20, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Flasin nga aeroporti, tregojnë se deri kur do të jenë të pezulluara fluturimet

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, konfirmoi pezullimin e fluturimeve nga Zvicra, Gjermania, Franca dhe Italia.

Ajo tha se sipas vendimit të qeverisë vendimi hynë në fuqi prej nesër në ora 15:00 dhe pezullimi do të mbetet deri në një vendim tjetër nga shteti.

Po ashtu, për udhëtarët që e kanë pasur të aranzhuar udhëtimet pas datës 13 mars, ajo i ka këshilluar që të njëjtit të flasin me kompanitë ajrore.

“Për detajet tjera të fluturimit tuaj pas kësaj date udhëtarët të kontaktojnë me kompanitë ajrore relevante”, tha ajo.

Related posts

“Ulja e pagave në sektorin publik varros politikisht Kurtin”

dardanianews

Sondazh: Cila parti do të marrë më së shumti komuna në këto zgjedhje?

dardanianews

Erdogan pritet të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë: Do t’i japim fund luftërave

dardanianews