3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Flet Jakup Krasniqi – jep mendimin e tij çfarë mendimi do të japë Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese pritet që për pak ditë të interpretojë vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për dekretimin e mandatarit. Derisa një vendim i tillë nuk është bërë publik, ky institucion ka kërkuar nga liderët e shtetit që ta ndalin presionin. Për këtë temë ka folur në një intervistë, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi që ka qenë pjesë e Komisionit për hartimin e Kushtetutës.

Krasniqi thotë ajo se çka po ndodh në Kosovë nuk është normale, pasi që shton se që një kohë po bëhet luftë për uzurpim të pushtetit. Ish-kryeparlamentari thotë se Gjykata Kushtetuese është organi i vetëm që ka të drejtë të interpretojë Kushtetutën, derisa thotë se e ka për obligim që ta lehtësoj një zgjidhje politike.

Krasniqi ka folur edhe për draft dokumentet e hartimit të Kushtetutës, që janë dërguar nga Kuvendi në Gjykatë ditë më parë, teksa thotë se zgjidhja do të duhet të i referohej praktikave juridike.

Sipas Krasniqit, dokumentet përgatitore nuk janë më valide se Kushtetuta, që e jep zgjidhjen, duke thënë se politika e ka ndërlikuar një zgjidhje politike për interesa të ngushta.

Intervista e plotë:

Gazeta: Si i vlerësoni përplasjet e fundit që po bëhen lidhur me vendimin që pritet të marrë Kushtetuesja? A po tentojnë taborët e ndryshëm në vend ndikim të vendimit duke përdorur forma të ndryshme, si këto që janë parë këto ditë nga liderët e shtetit?

Krasniqi: Shteti funksionon mbi bazën e një Kushtetute e cila i parasheh detyrat e përgjegjësit e institucioneve të pavarura që funksionojnë me ligje të cilat Nënë e Babë e kanë Kushtetutën. Institucionet e shtetit me kushtetutë e kanë pavarësinë e veprimit për të qenë në shërbim të shtetit unik, por funksionimi armiqësor i institucioneve të pavarura të shtetit – shtetin e bënë jo funksional. Kjo që është duke ndodhur që sa kohë në Kosovë, nuk është normale pasi është luftë për uzurpim të pushtetit të huaj dhe mos funksionim të pushtetit që ia jep Kushtetuta dhe ligji. Kështu shteti nuk mund të funksionoj.

Gazeta: Duke qenë në grupin e Komisionit Kushtetues së Kosovës, që ka hartuar aktin kryesor juridik të shtetit, a mendoni se një vendim që do të merret para fundit të majit mund të jetë i ndikuar? Si i komentoni deklaratat se një nga partitë mund të kundërshtojë vendimin, nëse nuk është në favor të tyre?

Krasniqi: Sipas mendimit tim, GJK është organ i vetëm që e ka të drejtën e interpretimit të Kushtetutës. Është organ që në interpretimin e tij ka për obligim ta lehtësoj një zgjidhje politike, siç është rasti i ynë dhe vendit me i dhënë një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme. Vendimi i saj, është i obligueshëm për të gjitha palët.

Gazeta: Pas një debati disa vjeçar, Gjykata Kushtetuese ka pranuar nga Kuvendi, draft dokumentet e hartimit të Kushtetutës apo “Punimet përgatitore”. A keni informacione pse këto dokumente nuk janë publikuar deri më tani dhe a mendoni se të njëjtat mund të sqarojnë dilemën për dekretin apo zgjedhjet e reja pas mocionit? Po për vërtetësinë e tyre, a ka dilema lidhur me atë se sa mund të jenë përpunuar apo janë origjinale të njëjtat?

Krasniqi: Nuk jam ekspert i Kushtetutës e as i ligjeve, por një gjë dihet: Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë i shtetit dhe të gjitha institucionet tjera, përfshirë Presidentin e Kryeministrin, burojnë nga ai. Pastaj dihet se Kuvendi vendimet i merr me shumicën e deputetëve të Kuvendit. Unë mendoj se nëse një çështje në Kushtetutë nuk ka dhënë zgjedhje të drejtë, GJK mund t’i referohet praktikës parlamentare. Sa u përket materialeve që po i apostrofoni, përsëri do të duhej t’i referohej ndonjë praktike juridike.

Gazeta: A mund të na sqaroni nenin 80, në draftin gjatë punimeve përgatitore është hequr një pikë ku thuhet se pas mocionit shkohet në zgjedhje, që është zëvendësuar me “Kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti, pas votimit të suksesshëm të mocionit”. Pse është zëvendësuar kjo pikë dhe a do të thotë se kjo pikë interpretohet në atë mënyrë që pas çdo mocioni të votuar, duhet automatikisht të shpallen zgjedhjet? Si e vlerësoni ju këtë?

Krasniqi: Unë nuk besoj që materiali që po flisni mund të jetë më valid se Kushtetuta që është miratuar me dy të tretat në Kuvendin e Kosovës. Kushtetuta e jep zgjedhjen, por ajo nuk duhet të interpretohet nga politika, por nga njerëzit që e kanë marrë përgjegjësinë për të lehtësuar një zgjidhje politike që e ka ndërlikuar politika për interesa tepër meskine.

Gazeta : Momentalisht, a jeni për zgjedhje të reja apo jo?

Krasniqi: Atmosferën politik dhe gjendjen faktike që kemi, sipas mendimit tim zgjedhjet nuk janë zgjidhje edhe me këtë infrastrukturë ligjore që e kemi. /GazetaExpress/

 

Related posts

142 TË SHËRUAR DHE 188 RASTE ME COVID-19!

dardanianews

Nga kjo datë askush s’mund të hyjë në Kosovë pa qenë i vaksinuar plotësisht kundër COVID-19

dardanianews

Familjarët publikojnë foton e 19 vjeçarit që mbeti i vdekur në territorin e Serbisë

dardanianews