Françeska Rustem ka reaguar pas qarkullimit në rrjet të një fotografie ku pretendohej se ajo shfaqej në një moment intim me një burrë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rustem e ka mohuar autenticitetin e fotos, duke pretenduar se ajo është manipuluar me inteligjencë artificiale.
“Fotot e krijuara me AI që po qarkullojnë dhe paraqiten sikur jam unë, nuk janë të vërteta”,shkruan ajo, ndërsa thekson se teknologjia nuk duhet të përdoret për të manipuluar imazhin e një personi apo për të krijuar përmbajtje që nuk ka ekzistuar.
Rustem paralajmëron gjithashtu se publikimi dhe shpërndarja e materialeve të tilla mund të sjellë pasoja ligjore, duke iu referuar kuadrit ligjor për përhapjen e imazheve intime pa pëlqim.
“Respekti për një person fillon aty ku mbaron dëshira për ta dëmtuar atë”, përfundon ajo.


