Mesi i muajit maj pritet ti jap fund izolimit nga koronavirusi në Kosovë, e me këtë edhe të formohen institucionet e reja qeverisëse.
Gazeta inFokus ka mësuar se me largimin e masave që kufizojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe aktivitetet publike në vend, do të filloi procesi i krijimit të qeverisë së re të Kosovës.
Hisen më të madhe në ekzekutiv pritet ta ketë Lidhja Demokratike e Kosovës ndërsa partner të saj në koalicion do të jenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Social Demokrate.
Kështu, siç merr vesh gazeta inFokus AAK do të ketë 3 ministri, NISMA 2 ndërsa pjesa tjetër do ti takoi LDK-së.
Ky koalicion pritet të ketë mbështetje edhe nga një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës me çka edhe do të arrihen numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë së re.