8.8 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Gati të nisë lufta? Rusia bën gati armët, 6 luftanije nisen drejt Detit të Zi

Gjashtë luftanije ruse janë nisur nga Deti Mesdhe drejt Detit të Zi për të kryer ushtrime stërvitore, të cilat sipas ministrisë së mbrojtjese në Rusi ishin të planifikuara.

Tri luftanije ruse kaluan nëpër ngushticat turke drejt Detit të Zi ditën e djeshme, ndërkohë sipas burimeve turke, tri luftanije të tjera pritet të kalojnë ditën e sotme.

Luftanijet “Korolev”, “Minsk” dhe “Kaliningrad” kaluan nëpër Ngushticën e Bosforit të martën, ndërsa “Pyotr Morgunov”, “Georgy Pobedonosets” dhe “Olenegorsky Gornyak” pritet të kalojnë ditën e sotme.

Sipas “Reuters”, ligjërisht Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, do të mund t’i mbyllte ngushticat e saj për kalimin transit të anijeve, nëse Rusia do të ndërmerrte ndonjë veprim ushtarak kundër Ukrainës.

“Turqia është e autorizuar që t’i mbyllë ngushticat për të gjitha luftanijet e huaja në kohë lufte ose kur kërcënohet me agresion. Gjithashtu, ajo është e autorizuar që t’ua refuzojë kalimin transit të gjitha anijeve tregtare që u përkasin shteteve që janë në luftë me Turqinë”, tha Yoruk Isik, analist gjeopolitik dhe drejtor i kompanisë konsultative “Bosphorus Observer”.

Turqia, e cila ka kufi detar në Detin e Zi edhe me Ukrainën, edhe me Rusinë, është shprehur se konflikti ushtarak do të ishte i papranueshëm, ndërkohë që i ka thënë Moskës se pushtimi i Ukrainës do të ishte veprim jo i mençur.

Related posts

E rëndë nga Argjentina, dy binjakët futbollistë humbasin jetën në një aksident rrugor/ 6 vite te Barcelona

dardanianews

Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ dërgon kërkesën në KQZ për regjistrim në zgjedhje

dardanianews

Erdogan dha urdhër: Turqia dëbon ambasadorin amerikan dhe nëntë të tjerë

dardanianews