30.9 C
New York
August 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Jep dorëheqje deputeti i PDK-së

Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje prej postit të nënkryetarit të Kuvendit dhe deputetit.

Ai ka thënë se po pret që të krijohen rrethanat ligjore për të pranuar detyrën si kryetar i Mitrovicës.

“Tanimë e kam njoftuar kryetarin e Kuvendit se kam dhënë dorëheqje prej postit të deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit dhe tash pres që të krijohen kushtet juridike që me mujt me pranu detyrën. Duhet krijuar rrethanat ligjore që me u themelu asambleja dhe me vazhdu punën”, ka thënë Hamza për Indeksonline.

Kujtojmë se Bedri Hamza në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur t’i fitoj zgjedhjet pa balotazh.

Hamza u rendit i pari më 53% të votave duke e mundur bindshëm kryetarin e deritashëm të Mitrovicës, kandidatin e Vetëvendosjes, Agim Bahtirin.

 

Related posts

Xhavit Haliti ‘blen’ tokë dhe shtëpi gjatë seancës së Kuvendit – publikohet komunikimi i deputetit milioner

dardanianews

Ish-komandanti i UÇK-së trondit me deklaratën për “znacken”, Milaim Zeka spiun i shërbimeve të huaja

dardanianews

Rezultate befasuese/ Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, ja cila parti kryeson

dardanianews