3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Gazetari Adriatik Kelmendi jep propozimin më kreativ për ribashkimin e VV-së me LDK-në

Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi ka propozuar një rikverc të koalicioni LDK-VV, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Sipas Kelmendit këto dy parti patën shumë mosmarrëveshje që arritën ti kalojnë edhe kësaj rradhe duhet të veprojnë në këtë mënyrë.

“Të hiqet taksa (edhe) për arsye humanitare tash kur po përballemi me pandeminë, të kthehet Veliu në qeveri, të tërhiqet mocioni i mosbesimit, t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit LVV dhe LDK”, ka shkruan Kelmendi në facebook./Veriu.info

Postimi i plotë:

Pse mos të provohet të bëhet një rikverc elegant?

Të hiqet taksa (edhe) për arsye humanitare tash kur po përballemi me pandeminë, të kthehet Veliu në qeveri, të tërhiqet mocioni i mosbesimit, t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit LVV dhe LDK.

anë pasur mosmarrëveshje shumë të mëdha edhe para 3-4 vjetësh – i tejkaluan.

Patën mosmarrëveshje në prag të fushatës zgjedhore – i tejkaluan.

Patën mosmarrëveshje gjatë formimit të qeverisë – i tejkaluan.

Gjithmonë na thanë se po i tejkalojnë mosmarrëveshjet se më i rëndësishëm për ta është interesi i qytetarëve sesa interesi partiak.

SOT, ndoshta më shumë se kurrë, interesi i qytetarëve është qeverisja e mirë dhe stabiliteti institucional. Qytetarët janë duke u përballur me virus vdekjeprurës. LVV dhe LDK ta gjejnë forcën, edhe kësaj radhe për t’i tejkaluar mospajtimet. E kanë bërë më herët, ta bëjnë edhe sot. Sot, kur bëhet fjalë direkt – për jetë o vdekje!

Absolutisht, s’ka asgjë më të rëndësishme se jeta e qytetarëve!

Çdo skenar tjetër është më i keq.

Related posts

Lajmi i fundit: Dënohet Sami Lushtaku

dardanianews

E pranon ish-hetuesi policor: Kemi pas informata nga ndërkombëtarë se Gani Geci ishte cak i sulmeve nga një grup i rrezikshëm

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: 58 raste të reja me koronavirus në Kosovë

dardanianews