June 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Gjendet i vdekur një person në Fushë Kosovë, policia jep detaje

Një person i moshë 59 vjecare është gjetur i vdekur gjatë ditës së sotme në rrugën “Epiri” në Fushë Kosovë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar prokurori i cili ka kërkuar që trupi i viktimës të dërgohet për obduksion në IML.

“Më, 11.04.2020 në ora 08:25 min, policia është njoftuar se në rr. “Epiri” në F. Kosovë, në një shtëpi është një person i alivanosur.

Njësit policore se bashku me auto-ambulancën kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe më pas në ora 08:55 min, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull, viti i lindjes 1961. Lidhur më rastin është njoftuar prokurori i cili ka kërkuar që viktima të dërgohet për obduksion në IML”, ka thënë Krasniqi për IndeksOnline.

Related posts

Vdes mjeku i njohur kosovar, Prof. Dr. Isuf Dedushaj

dardanianews

Ky është ukrainasi që qëndron prapa fjalimeve të fuqishme të presidentit Zelensky

dardanianews

26 raste të reja me koronavirus në Kosovë

dardanianews