15.2 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Gjermania pranë dërgimit të trupave në Ukrainë/ Çfarë po ndodh pas armëpushimit?

Zëvendëskancelari, Ministri i Financave dhe drejtuesi i Partisë Socialdemokrate (SPD), Lars Klingbeil, nuk përjashtoi mundësinë që Gjermania të marrë pjesë në forcat e mundshme që do të angazhohen për zbatimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Megjithatë, ai theksoi se arritja e një armëpushimi mbetet qëllimi kryesor.

“Pas armëpushimit, gjithçka mund të diskutohet, përfshirë garancitë e sigurisë europiane për Ukrainën,” tha politikani socialdemokrat në intervistën e tij të përvitshme “verore” në kanalin e dytë të televizionit publik gjerman ZDF.

Pyetur nëse Gjermania dhe Europa duhet të dërgojnë trupa në Ukrainë për të garantuar paqen, ai u shpreh:

“Sigurisht, ne si evropianë duhet të marrim përgjegjësi kur bëhet fjalë për garancitë e sigurisë, qoftë trupa ushtarake, trajnime për ushtrinë ukrainase, ndihma financiare apo çështje të tjera. Të gjitha këto do të sqarohen në ditët në vijim.”

Garancitë e sigurisë janë “një element qendror i një zgjidhjeje të negociuar,” shtoi ai.

Related posts

A duhet të arrestohet ministri Goran Rakiç?! / Thirrjet për kryengritje serbe

dardanianews

Ekskluzive: Kurti i ankohet Pence se Grenell është keqinformuar nga Thaçi

dardanianews

Tërmet i fuqishëm godet Tiranën, kështu reagojnë banorët brenda BBVA

dardanianews