25.4 C
New York
August 20, 2022
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kurti e shkarkon Agim Veliun, thotë se përhapi panik mbrëmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka shkarkuar sot ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Kjo sipas Kurtit, pas deklaratave që ministri Veliu i kishte bërë mbrëmë, për të cilat nga Qeveria thonë se përhapin panik te qytetarët, përcjell Gazeta Express.

“Në këto momente, kur e gjithë administrata publike po bën përpjekje maksimale për të minimizuar dëmet nga virusi korona, udhëheqësit e institucioneve qendrore, përfshirë këtu anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të demonstrojnë maturi si në vendime, ashtu edhe deklarime.

Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është”, shkruhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë vonë, pas mesnate, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, për televizionin Klan Kosova, u deklarua kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai, gjithashtu, në këtë deklarim, përhapë panik duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”. As Ministria e Shëndetësisë e as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk thanë që numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet nga ora në orë. Në këto momente, kur e gjithë administrata publike po bën përpjekje maksimale për të minimizuar dëmet nga virusi Korona, udhëheqësit e institucioneve qendrore, përfshirë këtu anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të demonstrojnë maturi si në vendime ashtu edhe deklarime.

Përmes deklaratave të tij të bëra publikisht, por jo edhe të mbështetura me qëndrime të tij në mbledhje të brendshme, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Veliu ka dëshmuar mungesë të theksuar lidershipi dhe ka minuar hapur punën e qeverisë, pjesë e të cilës ai është. /Gazeta Express/

Related posts

Zbulohet drama e seancës ku u votua Hoti, këta janë 3 deputetët që llogariste LDK’jë e që s’votuan ‘pro’

dardanianews

Miftari akuza të rënda ndaj Thaçit: Atentatin e parë e ka bërë në Gjenevë, janë nda 150 mijë marka për vrasje

dardanianews

Serbët në Veri shkrepin plumba në afërsi të një grupi kosovarësh që kishin dalë për të ecur

dardanianews