10.4 C
New York
April 18, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Reagim i kryesisë së degës së LDK-së në Gjermani

Kryetarit, Sekretarit dhe Kryesisë në dorëheqje të Lidhjes Demokratike të Kosovës Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani në një takim videokonferencë së bashku me Kryetarët e Nëndegëve dhe disa nga antarët e Kryesive të tyre analizoj rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

U shpreh brengosja e të gjithëve antarëve me këtë gjendje të krijuar, për të cilën jemi fajtor secili në nivelin e organizimit ku vepron. Andaj mendojmë se rruga kryesore për tejkalimin e saj janë zgjedhjet e përgjithshme në LDK dhe kërkon që kjo që nga niveli ma i ulët e deri të zgjedhja e kryetarit me ma shumë se nji kundërkandidat edhe të realizohet. Reformimi i domosdoshëm do të mundësohej edhe me heqjen e Nenit problematik e të diskutueshëm 25.2 të Statutit, pamundësinë e zgjedhjes së Kryetarit me aklamacion dhe mundësinë e propozimit të më shumë se 1/3 e antarëve të Kryesisë nga Kuvendi zgjedhor. Kandidatët për Kryetar do të duhej që para zgjedhjes së tyre të paraqesin pikëparjet e tyre politike për konsolidimin e zhvillimin e LDK-së dhe strategjinë për realizimin e tyre.

Të kufizohet mandati i kryetarit të Degës dhe Nëndegës në maksimum 2-mandate si dhe Kryetari i Degës dhe Kandidati për Kryetar komune kur humb zgjedhjet të marrë përgjegjesinë me tërheqjen nga pozita e kryetarit të Degës. Me qëllim të funksionimit më të mirë të Degëve në Mërgatë dhe koordinimit të angazhimeve të tyre të përbashkëta të saktësohet raporti i Qendres së LDK-së ndaj tyre me nji Rregullore të veqant bazuar dhe definuar me Statut. Deklaratat e z. Gagica janë personale dhe nuk kanë të bëjnë fare me qëndrimet e Degës sonë. Kryetari i Degës së LDK-së për Gjermani Osman Ferizi 05.03.2021.

Reagim për shtyp Reagojmë ashpër ndaj deklaratave të ish-kryetarit të Degës së LDK-së në Gjermani z. Gagica, dhe thekësojmë se ato janë vetëm qëndrime të tij personale, të cilat për qëllim kanë denigrimin e LDK-së, partisë së Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova. Ai nuk përfaqëson me asgjë Degën tonë të LDK-së dhe se kjo i ka përfaqësuesit e vet të dal nga Kuvendi zgjedhor më 2019. Duam të cekim se ai ka abuzuar me pozitën e tij dhe për gati 20-vite nuk është pjesë e strukturave të LDK-së, por më shumë pjesë e përqarjeve dhe makinacioneve të tij për pushtet. Z. Gagica ende nuk e ka dorëzuar Arkivën e Degës së LDK-së, si dhe vulën e dokumentacionin tjetër përcjellës, poashtu i ka mbetur borgj Këshillit Organizativ të Deqanit për ngritjen e Shtatores së Komandantit Sali Çekaj dhe nuk ka bashkëpunuar për nxjerrjen e Monografisë për ish-Nënkryetarin dhe Heroin Sali Çekaj

. Dega e LDK-së në Gjermani Kryetari Osman Ferizi.

Related posts

Lavrov thotë se janë afër marrëveshjes me Ukrainën, zbulon disa detaje

dardanianews

Pamje nga momenti kur ukrainasit shkrumbojnë me raketa tanket ruse

dardanianews

Tërmet i fuqishëm godet Tiranën, kështu reagojnë banorët brenda BBVA

dardanianews