16.9 C
New York
May 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Gjykata e Apelit në Beograd legalizon termin fyes “shiptari”

Gjykata e Apelit në Serbia ka refuzuar ankesën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ndaj ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, në padinë ndaj Ministrit të Brendshëm, Aeksander Vulin për gjuhë të urrejtjes dhe përdorimin e termit fyes për shqiptarët. Këtë vendim të Gjykatës së Apelit në Beograd e ka bërë të ditur vet Mustafi duke thënë se vendimi shpërfaq më së miri drejtësinë e sotme në Serbi.

Ai ka shkruar se Gjykata e Apelit e legalizoi termin fyes për shqiptarët dhe betejën do ta vazhdojë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Edhe Gjykata e Apelit legalizon termin fyes “šiptari” dhe institucionalizon gjuhën e urrejtjes. vazhdojmë në Gjykatën kushtetuese! Gjykata e Apelit ka “refuzuar ankesën si të pabazuar të paditësit dhe vërteton aktgjykimin e Gjykatës së Lartë në Beograd”, në padinë ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vullin, për vërtetimin e qasjes diskriminuese dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve”, ka shkruar Mustafi.

Ai u ka bërë thirrje BE-së, OSBE-së dhe ShBA-së që të reagojnë ndaj Beogradit zyrtar.

“Kujtoj se të gjitha raportet relevante ndërkombëtare nënvizuan gjuhën e tij ksenofobe dhe raciste. I bëj thirrje BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së të reagojnë ndaj Beogradit zyrtar dhe ta parandalojnë gjuhën e urrejtjes kundër minoriteteve në Serbi, sepse lirimi i Ministrit Vullin nga akuzat e gjuhës së urrejtjes, intolerancës dhe diskriminimit, “legalizon”, diskriminimin, ksenofobinë dhe racizmin ndaj shqiptarëve që jetojnë në Republikën e Serbisë e gjetkë”, ka thënë Mustafi.

 

Related posts

LDK e Diasporës: Jemi pro themelimit të Qeverisë së re pa zgjedhje, me AAK e Nisman

dardanianews

Arjan Konomi shtrohet në spital, rrezikon të humbasë krahun

dardanianews

Dëshmia e ish-përkthyesit të Enver Hoxhës: Ishte gay, por e fshihte! Nexhmija kishte dijeni për orientimin e tij seksual

dardanianews