9.1 C
New York
April 20, 2024
DardaniaNews
Lajmi i fundit

I përfshirë në hetime për drogë, ministri i Drejtësisë shkarkon këshilltarin e jashtëm

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, e ka liruar nga pozita e këshilltarit Enis Qerkën, që ishte arrestuar pasi që ishte kapur me 113 kilogramë drogë, raporton Gazeta Express.

Selimi ka shkruar në Facebook se këtë veprim e ka marrë pas raportimit të sotëm të mediave.

“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar ministri.

Sot, në media është raportuar se Enis Qerka është emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.

Vendimin për emërimin e tij, Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë publik sikurse për këshilltarët e tjerë të ministrit.

Enis Qerka u bë i njohur në opinion kur u arrestua në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018.

Enis Qerka punonte në Byronë Kosovare të Sigurimeve të udhëhequr nga vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi në momentin kur u kap nga policia. /GazetaExpress/

Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën.

Posted by Selim Selimi on Tuesday, October 6, 2020

Related posts

Ndahet nga jeta profesori Shyqri Nimani, personi që shkroi Deklaratën e Pavarësisë

dardanianews

Jep dorëheqje deputeti i PDK-së

dardanianews

Paralajmërime për bomba dhe evakuime masive nga shkollat në Malin e Zi  

dardanianews