November 13, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

I shkëlqenin sytë kur ….”, Meritoni thotë se Heidi i është vardisur në fillim – vijon debati i ashpër me Romeon

Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” është vendi ku emocionet janë të larta dhe debatet ndodhin shpesh. Një nga diskutimet e fundit mes banorëve përfshin Meritonin dhe Heidin, të cilët u përfshinë në një bisedë ku Meritoni këshillonte Heidin që të mos merrte gjërat vetëm personalisht dhe të mendonte për lojën.

Teksa Meritoni këshillonte Heidin në dhomën e gjumit, ai theksoi rëndësinë e qëndrimit të ftohtë dhe të sinqertë në lojë, por biseda tyre u ndërpre papritur kur ai u thirr në dhomën e rrëfimit.

Momenti i ndërprerjes ishte gjithçka që i duhej Romesos për të filluar një sërë ofendimesh ndaj Meritonit. “Ik or ik se i lodhe njerëzit, të morën në dhomën e rrëfimit, po ik”, bërtiste ai, duke e quajtur Meritonin “një mushkë”.

Heidi, nga ana e saj, dukej se pranonte këshillat e Meritonit, duke u shprehur se ajo është e ftohtë dhe e sinqertë në atë pjesë të lojës. Por situata u tensionua kur Meritoni dhe Romeo filluan të ndërronin fjalë të ashpra. “O dallëndyshe,” thirri Meritoni. “O mendjemadh! Ik o gomar. Ti je mushkë as gomar nuk je”, u përgjigj ashpër Romeo.

Related posts

Blerina Kllokoqi Rugova: Me Mendimin u njoha në diskotekë se ku tjetër, a menduat që në bibliotekë a?

dardanianews

Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha (VIDEO)

dardanianews

Bëhet viral momenti kur Mike Tyson mendon se Hasbulla është fëmijë (VIDEO)

dardanianews