8.3 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

IKSHPK: Tri raste të dyshuara me koronavirus rezultojnë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për tre raste të dyshimta në COVID-19.Pacientët, pasi janë kontrolluar nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu janë marrë mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2, ka dalë se nuk janë të prekur me koronavirusin e ri.“Me datë 02.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar tre pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negativë, domethënë të tre pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2. Njëkohësisht pacientët janë testuar në Influenza A dhe B, dhe njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në Influenza B”, ka deklaruar IKSHPK.

Nga data 08.02 deri me 02.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 36 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.Nga data 01.02.2020 deri me 02.03.2020 në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 1.643 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 327 udhëtarë, Vërmicë 523, Merdare 644, Hani i Elezit 28, Dheu i Bardhë 37, Jarinje 65, Bërnjak 5, Kullë 7 dhe Qafë Morinë 7 udhëtarë.

Related posts

Parashikimi i motit për fundjavë

dardanianews

“Për herë të parë në histori”, ja çfarë planifikon presidenti i Ukrainës sot

dardanianews

Ushtarët rusë vrasin ukrainasin para syve të të birit, rrëqeth video: Babi të lutem mos vdis

dardanianews