23.4 C
New York
August 3, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ndërkohë që produksioni i ka fikur mikrofonët banorëve në momentin kur ata po diskutonin për këtë çështje, jashtë shtëpisë nuk kanë munguar komentet e as ironitë. Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të BBVA, ka zgjedhur të reagojë në një mënyrë që ka shkaktuar polemika.

Balerini ka publikuar në InstaStory një video të një majmuni që tenton të kacavirret në mur për t’u larguar, duke lënë të kuptohet se është një ironi e drejtpërdrejtë ndaj veprimit të Gjestit.

Foto: Ilir Shaqiri/InstaStory

Ky postim është pritur me shumë kritika nga ndjekësit, të cilët e kanë konsideruar ironinë e Shaqirit si të tepërt dhe të rëndë. Sipas tyre, ndonëse mund të mos pajtohet me veprimin e Gjestit, krahasimi i tij në këtë mënyrë është i panevojshëm dhe fyese.

Ngjarja vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale, teksa shumë prej fansave presin një reagim nga vetë Gjesti ose produksioni i BBVA lidhur me atë që ndodhi realisht gjatë asaj nate. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Related posts

“Taksirat çdo ditë me u ble nga një televizor i ri..” – Shoqëria e Bucit komentojnë puthjet e Santianës

dardanianews

Stresi sot futet në “BBVK”

dardanianews

Sonte iu pret një ‘Prime’ i paharrueshëm, Vëllai i Madh do t’i shokojë banorët me disa vendime

dardanianews