8.2 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ish-diplomati britanik: Gjithçka të çon në bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Timothy Less, një ish-diplomat britanik në Bosnjë e Hercegovinë ka deklaruar se “shqiptarët (në Kosovë) janë të shqetësuar për sigurinë e territorit të tyre dhe nuk duan t’ua japin një zonë autonome serbëve kur nuk janë të sigurt se do të jenë në gjendje ta mbajë pjesën tjetër”.

“Në mungesë të ndonjë shansi njohjeje nga Serbia, e vetmja mundësi reale për Kosovën për t’i dhënë fund gjendjes së saj të paqartë është bashkimi me Shqipërinë. Këtë e duan edhe shumica e shqiptarëve të Kosovës, pasi Kosova është një krijesë artificiale, një vend që i mungon kombi”, citon gazeta Danas të ketë thënë Less.

Siç vlerësoi udhëheqësi i projektit “Studimet e Shpërbërjes” të Qendrës për Gjeopolitikë dhe Strategji në Universitetin e Cambridgeit, në terma afatgjatë, një Shqipëri e madhe është “pothuajse e pashmangshme”, përcjell Gazeta Express.

Ai deklaroi se nuk sheh ndonjë perspektivë të menjëhershme që Kosova apo Shqipëria ta shtyjnë këtë qëllim përtej nivelit të retorikës “për shkak të vetos ndërkombëtare dhe gjesteve të herëpashershme simbolike”.

“Në realitet, supozoj se ata do të presin, ashtu siç presin të tjerët në rajon, një ndryshim të rrethanave gjeopolitike dhe ardhjen e një kohe kur fuqitë e mëdha do të bien dakord për një riorganizim të gjerë të Ballkanit”, tha Less.

Related posts

𝐅𝐫𝐲𝐦𝐞 𝐞 𝐩𝐚𝐯𝐝𝐞𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐞 𝐥𝐞𝐭𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞, 𝐦𝐛𝐫ë𝐦𝐣𝐞 𝐧ë𝐧 𝐝𝐫𝐢𝐭𝐞𝐧 𝐞 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐢𝐥 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐫𝐞𝐬𝐞

dardanianews

Lajmi i fundit: shkarkohet presidenti Meta me 105 vota pro, tani topi është në Kushtetuese

dardanianews

Koha kur Shkurte Fejza dhe Ibrahim Rugova punonin për një qëllim

dardanianews