8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ish – ministri i Millosheviçit: Shqiptarët janë të talentuar për politikë, po luajnë lojë të dyfishtë me Amerikën

Ish-diplomati serb, Vladislav Jovanoviq, i cili kishte mbajtur edhe pozitën e ministrit të punëve të Jashtme në Ish-Jugosllavi, ka komentuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për dialogun Prishtinë-Beograd.

Sipas tij, shqiptarët janë të talentuar për politikë dhe se aktualisht janë duke bërë një lojë të dyfishtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jovanoviq ka thënë se të gjitha ndryshimet e mëdha që po ndodhin brenda politikës së Kosovës kanë për qëllim që të shtyjnë sa më shumë rinisjen e dialogut dhe për të pritur nëse rrethanat do të ndryshojnë pas zgjedhjeve të nëntorit në SHBA, meqë sipas tij nuk janë duke u pajtuar me pikëpamjet e presidentit aktual.

“Është një lojë që shqiptarët e mësuan gjatë Jugosllavisë dhe më vonë. Ata nuk janë të kënaqur me pikëpamjet e Trumpit për dialogun dhe se po presin që zgjedhjet amerikane të ndryshojnë situatën për rreth. Kjo është arsyeja pse është në interesin e tyre që të fitojnë kohë duke e komplikuar situatën brenda me ndryshime të vazhdueshme, ndryshime që duken dramatike në shikim të parë por që kanë për qëllim që të shtyjnë negociatat sa më shumë që të jetë e mundur, për të pritur ndoshta kohëra më të mira”, ka thënë Jovanoviq për Kosovo Online, transmeton Gazeta Express.

Tutje ai ka thënë se kosovarët duan të blejnë kohë dhe të shohin se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, derisa thotë se s’duan të prishen me administratën aktuale amerikane.

“Ata duan t’i mbajnë të dyja opsionet, dhe jo të prishin raportet dhe bashkëpunimin e vendosur me administratën aktuale dhe dëshirojnë që të jenë të përgatitur. Ata janë mjeshtër të shkëlqyer këtu, të cilët i kemi parë edhe në ish-Jugosllavi gjatë socializmit dhe më gjerë. Ata dinë të luajnë në mënyrë të dyfishtë, dhe të përgatiten në heshtje për zgjidhjen që synojnë të arrijnë. Ata janë shumë të aftë, të talentuar në politikë dhe kanë atë lloj përzemërsie dhe sinqeriteti të jashtëm që mund të josh gjithashtu, dhe në thelb ata janë mjeshtër të shkëlqyer në atë lojë, “ka thënë tutje Jovanoviç.

Nga ana tjetër, siç deklaroi ai, shqiptarët, ashtu si popujt e tjerë në Ballkan, janë të ndarë dhe e kanë pasion politikën. Sipas tij, shqiptarët e kanë zili njëri-tjetrin për sukseset e tyre dhe kjo është në natyrën politike të popujve të Ballkanit./Express/

 

Related posts

Asamblisti i Vetëvendosjes në Zveçan ‘godet’Qeverinë e Albin Kurtit: Turp se si veriu u la jashtë dore

dardanianews

Ekskluzive: Paralajmërime për sulme armiqësorë në Kosovë në periudhën 26 deri më 30 nënto

dardanianews

Quni tregon për herë të parë: Qe pse e luta Albin Kurtin ta kthente Agim Veliun

dardanianews