17.3 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmeNatyra

Ishte kafshuar nga kafsha disa herë, gjuetari 70-vjeçar vret ariun në Francë – bëhen të ditura detajet e ngjarjes

Një burrë 70-vjeçar ka qëlluar me armë duke vrarë një ari të murrmë në Francën jugperëndimore, pasi ai e sulmoi dhe e plagosi teksa po dilte për të gjuajtur derra të egër, thonë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, burri thuhet se ka qëlluar dy herë me pushkë në drejtim të arushës femër, e cila në atë moment endej me të vegjlit e saj, duke e vrarë në çast kafshën.

Mediat lokale raportojnë se burri ka pësuar lëndime të rënda në këmbë dhe është dërguar në një spital në Toulouse.

Policia tani po heton ngjarjen e pasdites të së shtunës.

Burri, pjesë e një shoqate gjuetie lokale në rajonin Seix të Ariège, ishte kafshuar nga ariu disa herë, duke shkaktuar lëndime në arteriet në këmbët e tij, tha policia.

Agjencia e lajmeve AFP raporton se një burim i afërt me rastin tha se burri ishte në gjendje të rëndë.

Policia tha se ata iu përgjigjën një thirrjeje urgjente rreth orës 15:30 me orën lokale dhe kur mbërritën në vendngjarje, zbuluan ariun e ngordhur vetëm pak metra larg vendit ku gjahtari ishte i plagosur.

Një anëtar i së njëjtës shoqatë gjuetie, i tha uebsajtit lokal të lajmeve La Depeche se ai dëgjoi një thirrje për ndihmë në një radio që grupi përdor gjatë gjuetisë dhe u nis për në skenën e sulmit.

Franca filloi të rifuste arinjtë e murrmë në Pirenejtë pasi numri i kafshëve ra me shpejtësi në vitet 1990.

Por masa ka ngjallur protesta nga fermerët vendas, të cilët thonë se arinjtë përbëjnë një rrezik për bagëtinë e tyre. /Telegrafi/

Related posts

Ja kur do të dalin pagat e pensionet

dardanianews

Tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë — shërohen edhe 31 pacientë

dardanianews

Walker tregon për atentatin e dështuar të serbëve ndaj tij: Po të vdisja bota s’do të dinte për Reçakun

dardanianews