November 13, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga BotaLajmi i fundit

Izraeli në alarm! Irani sulm masiv!

Forcat Ajrore të Izraelit kanë reaguar menjëherë pas lëshimit të disa raketave nga territori i Iranit në drejtim të Izraelit, duke vendosur në gjendje alarmi disa zona të vendit.

Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social X (ish-Twitter), Forca Ajrore e Izraelit ka konfirmuar se një numër sirenash paralajmëruese janë aktivizuar pas zbulimit të raketave të lëshuara nga Irani.

“Pak më parë, janë aktivizuar alarmet në disa zona të vendit pas zbulimit të raketave të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit. Në këto momente, Forca Ajrore po punon për t’i ndaluar dhe goditur kërcënimet kudo që është e nevojshme, për të eliminuar rrezikun”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet izraelite i kanë bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes Civile, duke shtuar se mbrojtja ajrore nuk është plotësisht hermetike dhe se ekziston ende rreziku nga sulme të tjera të mundshme.

Pamje:

 

 

 

Related posts

Matjet e Opinionit Publik në Prishtinë: Balotazh mes VV-së dhe LDK-së!

dardanianews

Lajmi i fundit: Arrihet marrëveshja Kosovë -Serbi për dokumentet

dardanianews

I jepet lamtumira e fundit Arlindës, i pranishëm edhe djali 12-vjeçar

dardanianews