Janë mësuar emrat e tre personave që pritet të jenë pjesë e kabinetit të kryetarit të ri të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Indeksonline mëson se ish-kandidati për kryetar nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Ajet Potera, pritet ta udhëheq Drejtorinë e Inspekcionit.
Ndërsa, drejtor i Arsimit do të emërohet, Avni Fetahu. Kurse, dikasterin e Financave do ta drejtoj, Fatlum Osmani.
Bajram Ajeti pritet që të jetë udhëheqës i Drejtorisë së Administrates. E, Marigona Lahu, Drojtereshë për Zhvillim Ekonomik.
Ndryshe, dje edhe zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimit i detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës.
Kryetari i ri, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se zyra e kryetarit do të udhëhiqet nga trajtimi i barabartë për të gjithë, nuk do të ketë ndasi në ne dhe ata.
Vlen të theksohet se zgjedhjet për kryetar të Podujevës janë mbajtur më 29 nëntor, fitues i të cilave ka dalë Shpejtim Bulliqi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.