9 C
New York
December 10, 2024
DardaniaNews
FeaturedKeshilla

Mbrojtja nga koronavirusi: Infektologu kosovar tregon kur duhet të vendosni maskë

Virusi Covid-19, apo i njohur ndryshe si koronavirus, ka ngjallur panik tek qytetarët. Si masë e parë mbrojtëse që ata po përdorin, janë maskat kirurgjike. Infektologu kosovar, Isuf Dedushaj, ka shpjeguar për Express mënyrën e vendosjes së këtyre maskave, kush duhet t’i përdorë ato dhe sa është kohëzgjatja e efektit të këtyre maskave

Deri më tani, në Kosovë janë shënuar 13 raste të personave të prekur me virusin Covid-19.

Si pasojë e kësaj, janë izoluar qytetet nga të cilat vijnë të infektuarit, dhe është shpallur Emergjencë e Shëndetit Publik.

Qeveria po ashtu ka marrë disa masa parandaluese për përhapjen e virusit, duke urdhëruar mbylljen e të gjitha lokaleve apo vendeve ku ka frekuentim të madh të qytetarëve.

E qytetarët si masë të parë të mbrojtjes nga virusi, po e shohin vendosjen e maskave.

Megjithatë, infektologu kosovar, Isuf Dedushaj, thotë se jo të gjithë kanë nevojë të përdorin maska mbrojtëse.

“Sa i përket maskave në situatën që jemi tash, maskat u vendosen pacientave të dyshimtë, që kanë kollë dhe simptoma dhe mund t’i infektojnë të tjerët përreth tyre. Maskat i vendosin vetëm punëtorët shëndetësorë që janë në vatër epidemike dhe që punojnë me pacientë, të gjithë punëtorët shëndetësorë e kanë obligim t’i vendosin maskat edhe kur nuk ka virus”, ka treguar Dedushaj për Express.

Dedushaj ka treguar në detaje se si duhet të vendoset maska, sa ka efekt një maskë e si duhet të hiqet ajo pas përdorimit.

“Për qytetarët që enden nëpër rrugë janë të panevojshme, munden efekt të mbrapshtë, sepse maskat që vendosen në parandalim të sëmundjes, para se të vendosen, duhet të pastrohen duart mirë dhe dë dezinfektohen me alkool e më pas të vendoset maska. Ajo mund të mbahet 2 deri në 6 orë maksimumi. Më pas, para se të hiqet maska, në qoftë se dikush ka dorëza, hiqen dorëzat, dezinfektohen ose pastrohen duart, dhe pastaj hiqet maska”, ka thënë Dedushaj.

Infektologu ka theksuar se personat të cilët punojnë nëpër vende të cilt frekuentohen më shumë nga qytetarët, duhet të vendosin maska.

“Për hir të ruajtjes së shëndetit dhe parandalimit të sëmundjes, personat që punojnë në markete, arka, dhe kanë kontakt të afërt me konsumatorët, preferohet që t’i vendosin maskat dhe dorëzat, por, t’i ndjekin udhëzimeve paraprake”, ka deklaruar ai.

Dedushaj thotë se në vendet e hapura, nuk ka nevojë të vendosen maskat.

“Në vende të hapura, në natyrë nuk ka nevojë me i vendosë maskat. Personat që kanë temperaturë e që kolliten, kur e kanë maskën e vendosur i ndalin brenda spërkalat, më pas duhet me i largu me kujdes me i gjuajt në bërllog ose me i djegë ato maska. Maskat respiratore, me vrima anash, ato parandalojnë 100 për qind infeksionin, por edhe në këto raste procedura e vendosjes dhe e heqjes është e njëjta si te maskat kirurgjike apo të thjeshta”, ka theksuar Dedushaj.

Ndërkaq, Dedushaj ka bërë të ditur se personat që kanë ardhur në Kosovë nga vendet epidemike, duhet të jenë më të kujdesshëm në raport me anëtarët tjerë të familjes apo rrethin e tyre.

“Ata njerëz që kanë ardhë nga jashtë, prej vendeve epidemike, ata duhet të izolohen 14 ditë, në një dhomë ku s’kanë kontakt me askënd, në qoftë se ata kanë temperaturë, ethe, kokëdhimbje, ata duhet me e vendosë maskën në mënyrë që t’i ruajnë të tjerët që gjenden afër tyre. Megjithatë, ata duhet të qëndrojnë të izoluar të vetëm, jo në afërsi të personave tjerë”, ka theksuar Dedushaj.

Ndryshe, Kosova të premtën edhe zyrtarisht ka hyrë në mesin e shteteve të prekura nga virusi i rrezikshëm, COVID-19, apo i njohur si koronavirus. Që nga dita e premte e deri më sot, në Kosovë janë 13 raste të personave të prekur me koronavirus.

Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus është ai i 77-vjeçarit nga Stublla e Vitisë. Ai kishte hyrë më 5 mars në Kosovë nga shteti i Italisë, atje ku edhe tani situata me këtë pandemi ka dalë nga kontrolli.

I njëjti person dyshohet se gjatë qëndrimit në Kosovë ka marrë pjesë edhe në meshë, andaj shtohen dyshimet se virusin mund t’ia ketë bartur edhe personave tjerë.

Si rrjedhojë e këtij rasti, qyteti i Vitisë është futur në karantinë dhe nuk do të lejohet dalja ose hyrja e qytetarëve nga kjo komunë.

Njësoj si Vitia, edhe qyteti i Klinës është futur në karantinë. Kjo pasi që rasti i dytë i shënuar me koronavirus u konfirmua nga kjo komunë.

Një shtetase italiane, 22 vjeçare, shënoi rastin e dytë të konfirmuar me koronavirus në Kosovë. E njëjta kishte jetuar në Klinë, tek një familje kosovare, teksa besohet se ka punuar në një organizatë.

Rasti i tretë që u konfirmua dje nga Ministria e Shëndetësisë, dhe i njëjti ka lidhje familjare me rastin e parë nga Vitia.

E dy raste të tjera u konfirmuan të shtunën në mbrëmje. Një rast nga Stublla e Vitisë (kontakt i rastit të parë), i gjinisë mashkull, 42 vjeç, dhe një rast 37 vjeç, i gjinisë femërore, shtetase kosovare me qëndrim në Itali-Brescia, ka ardhur në Kosovë me datë 01.03.2020 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“.

Vendqëndrimi i saj në Kosovë është fshati Bubavec, Komuna e Malishevës.
Si rrjedhojë, Qeveria ka vendosur që edhe komuna e Malishevës, njësoj si ajo e Vitisë dhe eKlinës, të futet në karantinë.

Ndërkohë gjatë ditës së diele, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar edhe për katër raste të reja të kosovarëve që janë prekur me koronavirus.

Ai tha se nga katër rastet e reja, tre janë nga Malisheva, kontakte të rastit të parë, dhe një rast i ri nga komuna e Podujevës.

Megjithëkëtë, raste të reja u paraqitën edhe gjatë ditës së hënë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe katër raste të reja të të prekurve me koronavirus në Kosovë. Sipas tij, këto raste të reja janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të ngushtë të të moshuarit që u konfirmua i pari me pandemi./GazetaExpress/

Related posts

Isa Mustafa thotë se diskursi i Kurtit dhe Osmanit u konsumua, sulmon edhe Abdixhikun

dardanianews

Priten stuhi e shkarkime rrufesh, në mungesë të radarit nuk dihet cilat vende të Kosovës mund të goditen

dardanianews

Shkarkohet kryeredaktori i “Bild”, shkonte në shtrat me koleget dhe më pas i shkarkonte

dardanianews