11.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Këto janë “bishat” britanike që ndihmojnë Ukrainën në luftën ndaj Rusisë

Ukraina ka shfaqur raketat britanike Brimstone që përdoren në mbrojtjen e vendit kundër forcave pushtuese ruse të Vladimir Putin.

Sipas mediave britanike, arma është përshtatur për t’u qëlluar nga automjete të vogla në fushën e betejës ukrainase në vend që të përdoret nga aeroplanët luftarakë apo dronët e anijeve.

Pamjet e shpërndara nga ushtria e Ukrainës treguan raketat duke u gjuajtur në objektiva. Pamjet dukej se ishin një përmbledhje e pamjeve testuese dhe pamjeve të fushëbetejës.

Ato thuhet se shfaqën momentet kur raketat fluturonin nëpër ajër me shpejtësi të madhe përpara se të përplaseshin në objektivat e tyre, duke shkaktuar shpërthimin.

Një deklaratë të dielën nga ukrainasit është vlerësuar mbështetja nga aleatët e huaj të vendit, veçanërisht dërgimin e armëve dhe trajnimin pasues për përdorimin e pajisjeve të tilla.

Kjo, tha Ukraina, i vendos ata në rrugën e fitores kundër Rusisë.

https://www.dailymail.co.uk/video/index.html?ico=embedded

Related posts

Del një video e pa publikuar e Kurtit, paralajmërimi i tij para zgjedhjeve: Kta bohen bashkë sahora…

dardanianews

Nuk u shfaq si opinionist në BBVK, Olti Curri ka dy fjalë

dardanianews

Një rrugë në Berlin do të marrë emrin e Ibrahim Rugovës

dardanianews