E dashura e tij e fundit mendohet se ndodhet në Moskë, ndërsa është fotografuar me një unazë martese në gisht.
Ka spekulime se Alina Kabaeva është martuar fshehurazi me Putinin. The Mirror ka bërë një përmbledhje të emrave të të dashurave të njohura të presidentit rus. Alina Kabaeva
Muajin e kaluar u pretendua se atletja Alina Kabaeva, 38 vjeçe, ishte fshehur në një vilë të bukur zvicerane me fëmijët e saj që dyshohet se janë fëmijë edhe të Putinit.
Tani ajo është shfaqur sërish në publik, duke pozuar përkrah gjimnasteve me unazë në gishtin e martesës.
Lyudmila Shkrebneva
Më herët Putin ishte shprehur se i pëlqente jetën e beqarit, por hyrja e Lyudmila Putina në jetën e tij, bëri që më në fund, lideri të lidhte kurorë.
Ata u takuan në qytetin e tyre të lindjes, Leningrad, tani Shën Petersburg, kur një mik i përbashkët e ftoi Putinin të shihte një shfaqje së bashku me disa vajza.
Thuhet se Putini e kishte mbajtur sekret faktin që ishte një agjent i KGB-së për pjesën më të madhe të miqësisë së tyre trevjeçare. Ata u martuan në korrik 1983.
Bashkë kanë dy vajza, Mariya, e cila lindi në prill 1985 dhe Yekaterina, e cila lindi në gusht 1986.
Svetlana Krivonogikh
Pothuajse 20 vjet më parë, Putin thuhet se kishte një fëmijë të jashtëligjshëm me sanitaren e shtëpisë së tij, e cila u shndërrua në dashnore.
Svetlana Krivonogikh thuhet se ka punuar në një nga komplekset e tij, vend ku edhe u krijua romanca mes tyre.
Luiza Rozova, 19 vjeç, e cila njihet edhe si Elizaveta Krivonogikh, u shfaq si fëmija i Putin disa vite më parë.
Victoria Lopyreva
Miss Rusia 2003 thuhet se ka magjepsur presidentin dhe ka qenë e dashura e tij.
Ajo u bë ambasadore zyrtare e Kupës së Botës FIFA në 2018 përpara se të merrte një rol si drejtoreshë e konkursit Miss Rusia.
Zonja Lopyreva tani thuhet se është e lidhur me një rus të quajtur Igor Bularov.