21.7 C
New York
August 31, 2026
DardaniaNews
Showbiz

‘Kjo është gjyshja Miki’, momenti i befasisë që la pa fjalë Mihrijen

Vetëm një ditë pasi u bë e ditur se Tringa, nusja e djalit të Naim Abazit dhe Mihrije Brahës, është në pritje të ëmbël, tashmë është publikuar edhe momenti kur lajmi iu kumtua gjyshërve të ardhshëm.

Dhe duket se surpriza është organizuar në mënyrën më spontane të mundshme.

Tringa kishte vendosur që lajmin t’ia tregonte Mihrijes në një moment kur kjo e fundit mendonte se po xhironin thjesht një tjetër përmbajtje për rrjetet sociale, siç bëjnë shpesh.

Gjithçka ndryshoi me vetëm një fjali.

“Kjo është gjyshja Miki”, dëgjohet duke thënë Tringa, duke e lënë Mihrijen për disa çaste pa fjalë.

Reagimi i këngëtares ishte i menjëhershëm. Pasi kuptoi se nuk bëhej fjalë për ndonjë shaka apo skenar për video, emocionet morën vendin e tyre dhe përqafimi mes tyre tregoi gjithçka.

Mihrija dhe Naimi do të bëhen kështu gjyshër për herë të parë, ndërsa lajmi për shtatzëninë e Tringës është pritur me shumë urime edhe nga miq e kolegë të çiftit të njohur të estradës.

Për familjen Abazi, duket se ky fundvere ka sjellë një prej lajmeve më të bukura të viteve të fundit. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Xhuli Nura pëson aksident trafiku, kjo është gjendja e saj

dardanianews

Xheneta ndahet nga i fejuari? – dalin detajet (VIDEO)

dardanianews

Ana Kabashi shihet në kazino, çfarë po bën aty?

dardanianews