13.7 C
New York
April 3, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Klina, Vitia dhe Malisheva dalin nga karantina

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të lirohen nga karantina komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ndryshimet dhe plotësimet e miratuara do të shfuqizojnë pjesët e vendimit që ndalojnë hyrje-daljet në komunat e Klinës, Vitisë dhe Malishevës. Vendimi është miratuar me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe obligon të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e tij”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Luiz Ejlli voton në Shkodër, këto janë fjalët e tij

dardanianews

Biseda telefonike – Visar Duriqi pranon të publikojë lajme me pagesë të porositura nga “agjenti rus

dardanianews

Zbulim i madh – Shkencëtarët krijojnë antitrupat që zhdukin qelizat e Covid-19

dardanianews