November 13, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmeUncategorized

Komandantët E Luftës Edhe Nga Haga Po E Gërryejnë Buxhetin E Shtetit! Vetëm Jakupi Ka Shpenzuar Mbi 251 Mijë Euro

Kosova ka paguar për gjashtë muaj rreth 1.6 milionë euro për mbrojtjen e krerëve të UÇK’së në Hagë. Të dhënat për pagesën e mbrojtjes së tyre deri më tani konsideroheshin si konfidenciale, por ndalesa e deritanishme ishte konsideruar si kundërkushtetuese dhe kundërligjore, raporton Express.

Një milion e 578 mijë e 857 euro e 35 centë euro i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mbrojta për shtatë të akuzuarit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Që nga tetori i vitit 2020, Ministria e Drejtësisë i ka paguar këtë shumë parash për gjashtë muaj me radhë avokatët që po mbrojnë ish eprorët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës.

T7 i ka siguruar këto shpenzime nga Ministria e Drejtësisë, pas kërkesës së ministres Haxhiu për ndryshim të udhëzimit administrativ për publikimin e shpenzimeve financiare.

Udhëzim të cilin e ka aprovuar edhe kryeministri Albin Kurti.

Kësaj liste për nga shpenzimet i prin avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Rees. Pagesa e ezektuar për të është hiç më pak se 315 mijë euro.

Pas tij, sipas shpenzimeve të deritashmë radhitet mbrojtja e Rexhep Selimit, ish komandantit të UÇK-së që po gjykohet në lëndën “Thaçi dhe të tjerët”.

Avokati i Selimit, David Young  është paguar nga shteti me  287 mijë euro.

Ndërsa, një shumë e konsiedrueshme e parave është dhënë edhe për mbrojten e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës.

Për mbrojtjen e tij, holandezin Von Bone  sipas kësaj tabele nga buxheti shtetëror janë ekzekutuar mbi 271 mijë euro.

Ndërkohë, një shifër e madhe është e ndarë edhe për njërin nga avokatët që po e mbron ish-presidentin Thaçi në Gjykatën Speciale.

Njëri nga tre avokatët e ekpit mbrojtës të ish-shefit të shtetit, Pierre R. Prosper deri më tani është paguar mbi 251 mijë euro.

E shuma që për gjysmë viti është ndarë për avokatin e Jakup Krasniqit është për mbi 242 mijë euro.

Kurse  më së paku nga këta sipas  këtyre të dhënave është paguar njëri nga tre mbrojtësit e ish-kryeparlamentarit e ish-shefit të SHIK-ut, Ben Emmerson.

Britaniku Ben Emmerson që po e mbron Kadri Veselin, është paguar më shumë se 31 mijë euro.

Deri më tani janë aprovuar  1,114,257.35 EUR derisa mbrojtja e përmendur më lart ka tërhequr nga llogaria 464,600 mijë euro.

Related posts

Avioni ushtarak amerikan rrëzohet në veri të Norvegjisë

dardanianews

Elon Musk thuhet se kishte një aferë seksuale me gruan e pronarit të Google, Sergey Brin – duke u bërë shkaktar i ndajres së tyre

dardanianews

Albin Kurti për testet nga Serbia: Kanë qenë një kurth për ta akuzuar Kosovën nëse s’do t’i kishte pranuar

dardanianews