14.7 C
New York
October 9, 2024
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Merret nëpërmjet hundës, ky është ilaçi që pritet të kurojë koronavirusin

Një ilaç antiviral që mund të merret nëpërmjet hundës mund të shërojë koronavirusin pasi ai fiksohet në qelizat e mushkërive. Kjo është treguar nga disa prova laboratorike, por ende nuk ka një rezultat final.

Shkenctarët thonë se ilaçi, i njohur si Neumifil, ishte zhvilluar si një trajtim për gripin, por mund të jetë në gjendje të parandalojë COVID-19.

Një studim i Universitetit të St Andreës në Skoci zbuloi se kjo mund të lidhej me proteinat me “majë” në pjesën e jashtme të virusit dhe ta ndalojë atë të fiksohet në qelizat që gjenden në rrugët e frymëmarrjes.

Vetëm testet laboratorike janë bërë deri më tani, por rezultatet, të shikuara nga Public Health England, japin shpresë se ilaçi mund të përdoret për pacientët COVID-19.

Shkencëtarët në të gjithë botën po përpiqen të gjejnë një kurë për COVID-19 në mënyrë që vendet të mund të dalin nga bllokimi pa frikë nga një shpërthim i dytë.

Deri më tani, dy nga ilaçet më premtuese, remdesivir dhe hidroksilkolina, nuk janë kosnideruar efektive në provat klinike. Këto të fundit madje mund ta bëjnë sëmundjen më vdekjeprurëse, sugjerojnë disa rezultate.

Neumifil funksionon duke bllokuar ndërveprimin e koronavirusit me strukturat e quajtura receptorët ACE-2 në rrugët e frymëmarrjes.

Related posts

Thaçi apel për Kurtin dhe Mustafën

dardanianews

Faza tjetër e luftës më e vështira, Perëndimi duhet të furnizojë Ukrainën me armët më të mira

dardanianews

Vjosa Osmani publikon një video nga shtëpia duke kënduar me vajzat e saj

dardanianews