19.3 C
New York
July 8, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmeShëndetësi

Kosova i ka vetëm tre mikrobiologë që e bëjnë testin e COVID-19

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka folur për zhvillimet e fundit në vend në lidhje me pandeminë e COVID-19. Ahmeti, në “Debat Plus” ka thënë se Kosova ka mundësi të blejë teste për coronavirus, por sipas tij problem është kapaciteti testues.
“Ne i kemi vetëm tre mikrobiolog në institucione publike që e bëjnë këtë test”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i Prishtinës ka thënë se nuk dëshiron të përmend lagjet e Prishtinës që kanë numër më të madh të rasteve për shkak të stigmatizimit të tyre.
“Është me rëndësi që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi pasi më nuk dihet ku ka infeksion e ku jo”.

Ahmeti ka vlerësuar sjelljen e Ministrit Vitia pasi thotë që ka pasur sjellje apartiake bashkë me IKSHP-në dhe Komunën e Prishtinës.
Megjithatë atij i kanë penguar disa deklarata të Xhelal Sveçlës pasi sipas tij ky i fundit tha që “Kosova e ka menaxhuar më së mirë në botë  situatën me coronavirusin”.

Related posts

Exit Poll në T7: VV 43.5%, PDK 23.6%, LDK 15.9%, AAK 7.2%

dardanianews

Lushtaku për Ladrovcin: S’merrem me njerëz me probleme psiqike

dardanianews

At Gjergj Fishta – Prifti që ruajti Xhaminë e Lezhës

dardanianews