16.4 C
New York
October 3, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

‘Do vazhdoj me kokën lart’, Eli Fara me letër pas lajmeve për të

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka reaguar publikisht në lidhje me cenimin e privatësisë së saj, duke u shprehur se po përjeton një dhimbje që nuk ia uron asnjë gruaje. Pasi ka kaluar një jetë të tërë në skenë duke ndarë artin me publikun, ajo theksoi se është shumë e rëndë të shohësh jetën private të kthyer në spektakël. Kjo situatë e ka përballur atë me gjykime dhe fyerje që prekin drejtpërdrejt edhe familjen e saj.

Në reagimin e saj, artistja nënvizoi se megjithëse është e lënduar, nuk ka asnjë arsye të turpërohet. Sipas saj, turpi u përket atyre njerëzve që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e dikujt. Ajo po ashtu ngriti shqetësimin se në shoqëri grave shpesh u kërkohet të mbajnë mbi supe turpin e veprimeve që kryhen kundër tyre, duke theksuar se të qenit artiste nuk ia heq asaj apo ndonjë gruaje tjetër të drejtën për privatësi e dinjitet.

Eli Fara bëri me dije se këtë çështje do t’ia lërë në dorë drejtësisë për trajtim ligjor. Nga ana tjetër, ajo i bëri thirrje publikut për njerëzillëk dhe kërkoi ndalimin e menjëhershëm të shpërndarjes së mëtejshme të materialeve, duke i ftuar njerëzit të mendojnë për personin dhe familjen që po lëndojnë përpara se të gjykojnë.Në mbyllje të deklaratës së saj, këngëtarja falënderoi nga zemra familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që i kanë ofruar mbështetje publike apo private në këtë periudhë. Ajo nënvizoi se dashuria dhe mirëkuptimi i tyre i japin forcë, ndërsa u shpreh e vendosur se do të marrë kohën e nevojshme dhe do të vazhdojë përpara me dinjitet e me kokën lart.

Related posts

Irani, kërkesë të re SHBA-së për paqe, ja çfarë i kërkon

dardanianews

Debat i ashpër për Hagën, Gani Geci shan me nënë gazetarin

dardanianews

Rrëfimi rrënqethës i kosovarit në Kiev: Kemi ushqime vetëm edhe për dy-tri ditë (VIDEO)

dardanianews