22.3 C
New York
October 3, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Kryeministri kroat ‘dridhë’ Serbinë – Jep paralajmërimin

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka shprehur shqetësim për atë që e ka cilësuar si një proces “të jashtëzakonshëm” të armatosjes së Serbisë, duke thënë se Zagrebi po e ndjek me shumë vëmendje zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të Beogradit.

Advertisement

Plenkoviç tha se bëhet fjalë për një proces armatosjeje që ngjan me një “shportë blerjesh” në të gjithë botën, ndërsa theksoi se vendet fqinje të Serbisë duhet të pyesin pse Beogradi po investon kaq shumë në armatim.

Sipas tij, çështja e armatosjes së Serbisë është diskutuar edhe në mbledhjet e Këshillit për Mbrojtje dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kroacisë. Zagrebi, tha ai, po e diskuton situatën edhe me partnerët e tij ndërkombëtarë.

Advertisement

Plenkoviç theksoi se Kroacia, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, po forcon kapacitetet e veta mbrojtëse, duke e rritur trefish buxhetin e mbrojtjes gjatë dhjetë viteve të fundit. Ai tha se këto kapacitete, sipas tij, nuk përbëjnë kërcënim për askënd, por synojnë parandalimin e një përsëritjeje të agresionit të viteve ’90.

Anushiç: Serbia po armatoset prej 10 vitesh

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiç, ishte edhe më i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij në konferencën ndërkombëtare për industrinë e mbrojtjes në Zadër.

Ai tha se Kroacia është e vetëdijshme se Serbia prej rreth dhjetë vitesh po e armatos intensivisht ushtrinë me sisteme të avancuara, ndërsa kritikoi edhe retorikën e Beogradit, të cilën e cilësoi si “sulmuese” dhe “armiqësore”.

Anushiç e lidhi këtë retorikë edhe me luftërat e viteve ’90 në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë. Ai tha gjithashtu se Serbia, sipas tij, kërcënon me rikthimin te retorika e viteve ’90, përfshirë pretendimin se territori i Republikës së Kosovës është territor serb.

Ministri kroat përmendi edhe pretendimet lidhur me raketat hipersonike të Serbisë, duke thënë se raportimet për armë me rreze deri në 400 kilometra kanë qenë ndër faktorët që kanë nxitur Zagrebin të kërkojë një “kundërpërgjigje”. Dnevnik.hr

Anushiç tha se Kroacia synon të rikthejë ekuilibrin e forcave në rajon dhe bëri thirrje për bashkëpunim më të madh me aleatët, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë. Ai deklaroi se bashkëpunimi mbrojtës mes Kroacisë dhe Kosovës është aktualisht në nivelin më të lartë. /Index.hr

Related posts

“S’ka vija të kuqe për PDK-në”, vjen reagimi si asnjëherë më parë i Gecit: Kjo është tradhti – ja çfarë thotë për Mustafën e Hazirin

dardanianews

BERISHA ZOTOHET SE DO TREFISHOJË RROGAT DHE PENSIONET SAPO TË MARRË PUSHTETIN

dardanianews

Mediat serbe: Ky është serbi që e hoqi dhe e përdhosi flamurin e Shqipërisë në Beograd

dardanianews