14.7 C
New York
October 9, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kriza e Koronavirusit: Ministri Abdixhiku jep super lajmin për qytetarët e Kosovës

Kanë përfunduar punimet e rrugës në Veternik.

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë punëtorët dhe mbikqyrësit e vendpunishtes në Veternik, të cilët për 30 ditë kanë punuar dhe sipas tij, kanë arritur të bëjnë të pamundurën.

“Përtej gjendjes së jashtëzakonshme, sot dua t’i falenderojë punëtorët dhe mbikëqyrësit e vendpunishtes në Veternik; të cilët për 30 ditët e shkuara bënë të pamundurën. Kjo gjendje e jashtëzakonshme nuk humb mundin e tyre të jashtëzakonshëm, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka shpërndarë disa fotogarfi nga punimet të cilat ishin planifikuar të nisen në prill e të përfundohen në verë.

“Është punuar ditën, është punuar vazhdimisht natën – edhe në shi; është punuar mirë, nga të gjithë. Qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht. Rruga e planifikuar të niste punimet në prill e të përfundonte dikur në verë, u hap dje; saktësisht një muaj pas vizitës e angazhimit tonë.

Ekipi i ministrisë ka shkëlqyer. Dinamika e re në këtë projekt do të shërbejë si model e mesazh për secilën vendpunishte tjetër në Kosovë. Pamjet nga punimet e vonshme përgjatë gjithë muajit të shkuar”, ka shkruar Abdixhiku.

Related posts

Komapania financiare ofron 1 mijë e 300 dollarë për atë që shikon 13 filma horror gjatë tetorit

dardanianews

Kush ishte gjenerali gjerman që i tha prerë ushtrisë serbe: “Ky është një urdhër, keni 28 minuta të largoheni”

dardanianews

Sondazh: Kush do ta fitoj çmimin e madh Big Brother VIP Kosova?

dardanianews