14.2 C
New York
December 11, 2024
DardaniaNews
Lajme

“Eskalon” Ganja mallkon rëndë Vetëvendosjen “Hëngshi kokat tuaja”

Edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar në lidhje me vdekjen e Agon Musliut, 26 vjeçarit që u hodh nga kati i katërt i konvikteve, ku po qëndronte në karantinë.

Musliu ka ngushëlluar familjen Musliu për vdekjen derisa nuk ka kursyer akuzat ndaj Vetëvendosjes.

“Me demagogji të rrezikshme krijuat kauza te rrejshme të cilat ju sollën ne pushtet edhe pse me një epërsi minimale.

Të dehur nga pushteti ju filluat të shpërfillni të gjitha procedurat e këtij shteti duke urdhëruar spastrime politike të llojit millosheviçian dhe duke përhapur genjeshtra për secilin kundërshtarë tuajin politik.

Fyet edhe votuesit e partive të tjera sikur ata mos të ishin qytetarë të vendit duke ushqyer urrejtje deri ne vllavrasje dhe ju pretendoni se po e udhëheqni.

Shkelet ligje, shkelet Kushtetuten më shumë se njëherë. Ushtruat trysni mbi lirinë e medias dhe të fjalës së lirë në përgjithësi.

Ju që, për të ardhur në pushtet, nuk u zbarapsët as para flijimit të aktivistëve tuaj, sot asaj liste ja keni shtuar edhe një emër, atë të Agon Musliut, fëmijës së vetëm të familjes ndërsa ju merrni guximin të dilni në konferemcë për shtyp dhe të genjëni se nuk paskët poseduar informata që i ndjeri ka probleme shendetësore!!!!!”, ka shkruar Musliu, ndërsa edhe ka mallkuar Vetëvendosjen.

“Si nuk keni turp? Si nuk keni frikë?

O të mjerë, jeni çuar aq shumë peshë. Hëngshi kokat tuaja dhe ju zëntë mallkimi i nënave që mbeten me duar bosh.

Ngushllime Familjes Musliu zoti ju dhashte force ta perballoni dhimbjen tuaj!”.

Related posts

SHBA: Mizoritë në Reçak janë të dokumentuara mirë

dardanianews

Ambasadori palestinez në Serbi: Ministrat e Jashtëm arabë u mblodhën të hënën, do të marrim masa ndaj Kosovës

dardanianews

Këto janë të gjitha kushtet për ata që futen në Kosovë

dardanianews