Filmi i ri i Chris Hemsworth “Extraction” ka qenë një hit masiv pas publikimit të saj në prill të këtij viti.
Filmi është një triller absolut i mbushur me aksion me producentë vëllezërit Russo, transmeton Indeksonline
Filmi ka qenë një hit më i madh se sa u parashikua, dhe së shpejti do të kthehet në filmin më të shikuar në Netflix.
Suksesi i pjesës së parë ka ngritur te fansat pyetjet për një vazhdim. Dhe lajmi i mirë është se vëllezërit Russo e kanë konfirmuar atë.
Po, do të ketë një pjesë tjetër të “Extraction” dhe ne jemi shumë të ngazëllyer për këtë! Kompania e prodhimit të Russo Brothers, AGBO, tani është e zënë duke punuar në vazhdimin”, u shprehen ata.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/05/exx-1024x683.jpg)
Puna për këstin e dytë ka filluar së fundmi. Filmi është në fazat e para të zhvillimit. Prandaj, asgjë nuk mund të konfirmohet për datën e publikimit të filmit për tani. Joe Russo tashmë ka filluar të punojë në skenarin e vazhdimit.
Sidoqoftë, duke u nisur nga modeli i punës së bërë dhe publikimi i pjesës së parë, ardhja e filmit të ri do të zgjasë shumë. Një arsye tjetër pse mund të ketë vonesë është sepse puna që po ndërpritet për shkak të Covid-19. Sidoqoftë, sipas azhurnimeve dhe njoftimeve të deritanishme, Netflix mund të lëshojë “Extraction 2” diku rreth verës së vitit 2022.
Anthony dhe Joe Russo poashtu kanë konfirmuar rikthimin e Hemsworth si Tyler Rake për vazhdimin e dytë.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/05/AAAABeTnYOZq4GB-VyNC3j57OvJGIkmsOyvDMmWk73VdugMUEjIppKIXzBUK543u6-3izMjOChA3zvUs_i0-dbZhPlHVVZAa-1024x576.jpg)
Puna për skenarin dhe filmin është ende në fazat e hershme. Prandaj, nuk mund të thuhet shumë për komplotin e vazhdimit të ardhshëm, tregimi mund të zhvendoset më thellë te personazhet dhe ajo që rezultoi në ngjarjet e pjesës së parë. Vazhdimi ka të ngjarë të eksplorojë tregimet dhe jetën e disa personazheve të filmit.
Dhe duke u nisur nga fakti se “Extraction” ka qenë një hit tifozët shpresojnë që vazhdimi të jetë i njëjtë!/Indeksonline/