6.9 C
New York
April 25, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kush është e bija e gjeneralit që po përballet dy herë me Ramush Haradinajn

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është përballur sot edhe njëherë me Valdete Derallën në Prizren.

Edhe në këtë përvjetor të Lidhjes së Prizrenit zonja nga Vlora e cila kishte ardhur në Prizren ka kritikuar ish- këshilltarin e Haradinajt Jahja Lluka, pasi sipas saj nuk ia kishte dhuruar një libër.

Pasardhësja e gjeneralit Mehmet Deralla, Valdete Deralla, ka fol ekskluzivisht për gazetën “Bota sot”, lidhur me atë që ndodhi në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Pikërisht dy vite më parë ajo u përballë edhe njëherë me Ramush Haradinaj ku ky i fundit si kryeministër i Kosovës e kishte larguar me dhunë nga foltorja.

Ajo ka thënë se, nuk ia falë Ramush Haradinaj, i cili ia ndërpreu fjalën duke kapur për duar.

Pasardhësja e gjeneral Derallës, fton në një ballafaqim ballë për ballë Ramush Haradinajn.

Në anën tjetër, për ish-këshilltarin e Jahja Lluka, Deralla ka deklaruar se është servil. “Mjerë Ramushi kush e këshillon” thotë ajo.

“Ka ndodhur pikërisht ajo që është pa, por edhe diçka tjetër me Jahja Llukën dhe me shoqëruesin që na ka ftuar në Kosovë. Ai ishte Zeqë Hoxha një ish komandant i luftës, i cili pasi ka ndodhur ngjarja i është ulur diabeti dhe është dërguar në spital. Ai ka rënë me fytyrë në tokë dhe ka një plagë. Unë nuk e kam ditur se çka ka ndodhur më të dhe jam larguar nga Prizreni, më vjen keq sepse do isha ndalur ta vizitoja. Unë pas asaj ngjarje pres të ballafaqohem me Ramush Haradinaj”, thotë ajo.

Ajo thotë se ka kërkuar të takohet me Haradinajn pasi kam lexuar dy libra për të dhe më është dukur se është hero luftarak.

“Por fatkeqësisht heronjtë e luftës nuk janë edhe heronj të paqes. Dikush din me luftu por nuk din me mbajt pozicionin që i takon si një ish-kryeministër që e udhëheq një popull. Është tjetër me udhëheq luftën është tjetër me i udhëheq hallet dhe dertet e atij populli të shumë vuajtur siç është Kosova dhe në përgjithësi shqiptarët. Unë duke e ruajtur konsideratën për dy librat që i kam lexuar për të, kam shkuar vetëm, pa shofer personal, në këtë moshë, sepse kështu i kam rrethanat. Dhe aty dëgjova se Jahja Lluka është shoqëruesi i Haradinajt. Pleqtë sot drejtojnë botën, por jo sikurse ai (Jahja Lluka). Mjerë Ramushi kush e këshillon, sepse ai është një servil që nuk ka burrëri”, ka thënë Deralla.

“Unë nuk ia fal këtë Ramushit e askujt tjetër, shyqyr që mu dha mundësia dhe e qoj Zoti, sepse siç thotë populli zullumi këputet nga trashja. Unë jam nga Tetova, dhe nuk është vetëm kjo që ka ndodhur me Ramushin, por ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në Tetovë dhe Vlorë. Ky është një fat i keq për Ramushin dhe një fat i mirë i imi që u bë publike kjo. Unë jam rritë në frymën e gjyshit tim Hasan Pash Deralla, me gjyshen time dhe babin tim i cili u dënua nga diktatura e Enver Hoxhës me 15 vite burgim, vetëm pse morri vesh prokurori sepse babai im është nipi i një gjenerali dhe roli që kishte ai në historinë tonë kombëtare”, shton ajo.

Related posts

Çanak: Në Kosovë s’ka manastire serbe, ato janë manastire ortodokse të përvetësuara nga Serbia

dardanianews

Nga Arbana Osmani, Bora Zemani e deri tek Ermal Mamaqi, zbulohen pagat e ‘çmendura’ të VIP-ave shqiptarë dhe gazetarëve të njohur, ja sa paguhet Arjan Çani, Eni Vasili dhe Alketa Vejsiu

dardanianews

Këto janë “bishat” britanike që ndihmojnë Ukrainën në luftën ndaj Rusisë

dardanianews